“Koncerti”, një drame shqiptare për të shkuarën, Hija e Prenk Jakovës në shfaqje teatrale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teatri Eksperimental ka vënë premierën e shfaqjes “Koncerti”, një pjesë që trajton përplasjet e artistit në diktaturë. Në qendër është hija e Prenkë Jakovës që hedh dritë mbi anën e errët të pushtetit.

Ndërsa qyteti ka njohur deri në asht, shtypjen komuniste, në Shkodrën e viteve ‘50, një ditë shtatori, një kompozitor bie nga ballkoni dhe humb jetën. I njohur, i suksesshëm, por nga një familje armike, artisti ndërroj jetë por vdekja e tij nuk mund të jetë vetëvrasje, sepse në diktaturë vetëvrasjet nuk lejohen. Vrasjet në emër të popullit po. Me regji të Giacomo Pedinit, Teatri Eskperimental ka vënë në skenë shfaqjen “Koncerti”, dramatizim i një romani të Stefan Çapalikut. Aktorët vlerësojnë veprën e regjisorin.

Helidon Fino: Një vështrim i asaj periudhe të Shqipërisë dhe mënyrës se si funksiononte diktatura në vend, mënyra se si përpiqeshin disidentët të ishin kontravers. Ngjyra që ka dhënë dhe ka parë këtë epokë, këtë fragment, të historisë sonë dhe të personazhit është një nga gjërat më të interesante.

Laert Vasili: Ka mundur Giacomo me dritën e diturinë e tij të na përcjellë duke qenë zakonisht i përpiktë në romanin ‘Engjëll veshur me frak’ të Stefan Çapalikut, që është një roman i shkruar me dashuri e dhimbje për figurën e Prenk Jakovës.
Në qendër të veprës është hija e Prenk Jakovës që hedh dritë mbi anën e errët të pushtetit. Pjesët teatrale si kjo, mund të ndikojnë për të njohur e kuptuar njeriun e djeshëm e të sotëm dhe si pushteti e shformon njeriun./E.T

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV