Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri serb i Punëve të Brendshme, njëkohësisht edhe zëvëndëskryeministri, Ivica Daçiç, i ka kënduar këngën ‘Osman aga’, presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Numri dy i qeverisë serbe ka marrë mikrofonin dhe ka kënduar përpara kreut të shtetit turk, në një drekë të shtruar në Pallatin e Serbisë pikërisht për nder të Erdoganit.

Në një video të shpërndarë në rrjetin social X, Daçiç shihet me mikrofon në shoqërinë e një orkestre, ndërsa në sfond në tryezën festive janë ulur anëtarët e Qeverisë Goran Vesiq, Zoran Gajiq dhe Usame Zukorliq.

Vetëm për pak sekonda në pamje shihet tavolina në të cilën janë ulur mysafiri nga Turqia, Rexhep Tajip Erdogan dhe nikoqiri i tij, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Turqisë në datat 10-11 tetor zhvilloi një vizitë zyrtare në Serbi, gjatë së cilës u nënshkruan disa marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve./K.B

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV