Temperaturat e larta në tetor / Pas të premtes përgatituni për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të hënë, në një lidhje direkte sinoptikanja Lajda Porja ka folur nga “MeteoAlb”, shprehet se avarësisht se jemi në mesin e Tetorit, na pret një javë me temperatura vere përsa i përket vlerave të mesditës. Ajo thotë se pritet që gjatë kësaj jave, moti të jetë i kthjellët. Të premten nisin vranësirat dhe reshjet.

Lajda Porja: “Edhe pse jemi në mesin e Tetorit, na pret një javë tipike me temperatura vere përsa i përket vlerave të mesditës. Kemi zhvillimin e një anticikloni duke sjellë masa ajrore të qëndrueshme pothuajse në të gjithë Ballkanin. Moti do të jetë i kthjellët, do të kemi intervale të gjata me kthjellime, vranësira të lehta dhe kalimtare dhe të paktën deri ditën e premte, do të kemi një mot pa reshje, të premten nisin vranësirat dhe reshjet”.

Vlerat termike gjatë javës do të jenë të larta, që do të kulmojnë me ditën e enjte, ku pritet që temperaturat të shkojnë deri në 30 gradë Celsius.

Lajda Porja: “Përsa i përket vlerave termike, edhe pse mëngjesi është relativisht i freskët, maksimalet në zonat malore ngjiten në 21 gradë. Ndërkohë, sot presim 28 gradë, nga e marta, e mërkura dhe e enjtja do të ketë sërish rritje duke bërë që ditën e enjte të jemi në 30 gradë Celsius.

Edhe pse jemi në Tetor, temperatura 30 gradë i përket muajit Qershor. Përsa i përket vranësirave dhe reshjeve, presim që të vijnë kryesisht ditën e premte në pjesën e dytë të ditës, po ashtu edhe fundjava do të jetë e paqëndrueshme”./     S.M

Të fundit

Aleanca Skoci–Francë: Historia e “Aleancës së Vjetër” kundër Anglisë

Më 23 tetor 1295, Skocia dhe Franca formuan një aleancë ushtarake që do të hynte në histori si “Aleanca...

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Al Hilalit të Simone...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Lajme të tjera

Web TV