Çelja e negociatave për anëtarësimin në BE/ Spiropali: Moment historik, dëshmon progresin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, reagon lidhur me Konferencën Ndërqeveritare për çeljen e grup kapitullit të parë mes Shqipërisë dhe BE-së.

Spiropali e konsideron çeljen e negociatave për grupkapitullin “Themeloret”, si një moment historik i merituar që dëshmon progresin e sigurt të reformave integruese dhe demokratizuese të Shqipërisë, si dhe garanton pakthyeshmërinë e tyre.

“Kuvendi ka detyrimin, përgjegjësinë dhe nderin të punojë me vendosmëri për udhën drejt Shqipërisë europiane, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit, si një prioritet strategjik kombëtar strategjik.

Europa për ne është kapërcimi i një të shkuare të zymtë që na ka ndarë dhunshëm nga kontinenti. Europa është realiteti bindës dhe fakti se rilindja e Shqipërisë europiane është fati ynë i merituar, zgjedhja dhe zgjidhja jonë, adresa ku na bashkon sa Historia, edhe përkatësia shpirtërore”, shprehet ajo./   S.M

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV