16 refugjatët e parë mbërritën sot në Shqipëri/ Reagon BE: Nuk është e ligjshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Modeli i Shqipërisë nuk është model për Europën. Kjo sepse thjesht nuk është e ligjshme. Të paktën nuk është sipas standardeve evropiane”. Kështu ka deklaruar një zëdhënës i presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas mbërritjes në Shëngjin të anijes së parë me refugjatë të cilët u kapën në det të hapur dhe kishin për destinacion brigjet italiane.

BE njoftoi zyrtarisht se kjo metodë nuk është në përputhje me rregullat e komunitetit europian.

Mëngjesin e kësaj të mërkure (16 tetor) zbarkoi në portin e Shëngjinit anija “Libra” e marinës italiane me 16 refugjatë në bord, nga Egjipti dhe Bangladeshi. Ata u trajtuan fillimisht në qendrën e pritjes në Shëngjin ku sipas procedurave duhet të qëndrojnë rreth 8 orë.

Ata vijnë nga vende që konsiderohen të sigurta. Refugjatët e mbërritur në tokën shqiptarë janë kapur në det të hapur nga anijet patrulluese italiane. Anija Libra monitoron ujërat dhe imbarkon emigrantët e paligjshëm, të cilët sipas marrëveshjes së arritur mes Shqipërisë dhe Italisë, sillen në Shëngjin dhe më pas dërgohen në qendrat e Gjadrit, për të pritur më pas përgjigjen për kërkesat e tyre për azil.

Gjithashtu, në qendrën e Gjadrit është ngritur edhe një paraburgim dhe është caktuar kontigjent oficerësh dhe policësh italianë për ruajtjen, kujdesin dhe procedurat për çdo rast.

Ky i sotmi ështe operacioni i parë dhe pritet të vijojë me grupet e tjera./E.T

Të fundit

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere...

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në mënyrë të organizuar rreth vitit...

Lajme të tjera

Web TV