Rama e Meloni si ‘gardianë’/ Banderola në Shëngjin kundër marrëveshjes për emigrantët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup aktivistësh kanë zhvilluar një protestë në Shëngjin, ndërsa sot nisi zbatimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët. Aktivistët u shfaqën me një banderolë me foton e kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni.

Një prej aktivisteve hpjegoi edhe domethënien e kësaj banderole, duke thënë se kampi është si burg për emigrantët.

“Nga ana tjetër edhe ëndrra evropiane drejt së cilës këta emigrantë po shkojnë po shuhet. Emigrantët po priten nga dy gardianët e burgut, Rama dhe Meloni, kjo është ajo që Rama dhe Meloni kanë ngritur një burg për emigrantët. Ata po sillen në një burg. Sipas ligji europian emigrantët që vijnë në burgje dhe kërkojnë të drejtën për azil nuk mund të mbahen të burgosur, deri kur t’iu verifikohet identiteti. Do mbahen në burg në Gjadër gjatë gjithë këtij procesi”, tha ajo./e.t

Të fundit

BE për News24: Mos të cenohen gazetarët në punën e tyre

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për situatën e krijuar me godinën e televizionit News24 dhe mediave...

Liderët e BE flasin me Trump: Të mos merren vendime pa Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do t’u bashkohet liderëve evropianë në bisedime që synojnë rritjen e trysnisë ndaj presidentit amerikan Donald Trump për tëmbajtur anën...

Situatë kritike në fshatin Plashnik, kërkohet evakuim i banorëve

Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit paraqitet në gjendje kritike. Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga...

“Pamë vdekjen me sy, mendova se nuk do t’ja dilja”

Përgjatë 48 orëve të fundit vendi ynë po përballet me një situatë të jashtëzakonshme kjo si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë disa zona...

Putin: Duam Kievin dhe 4 rajonet e Ukrainës

Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus Vladimir Putin i cili në...

Lajme të tjera

Web TV