Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Psikopat, manipulues turmash, por thotë se ‘fiton kundër Amerikës’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Në vitin 2015, Departamenti i Shtetit i SHBA-së e kategorizoi zyrtarisht si të padëshiruar dhe “Terrorist global i caktuar posaçërisht”. Por edhe pas kësaj ai nuk e zgjati shumë e u bëri thirrje njerëzve që të sulmojnë Izraelin si ‘Aleat i armikut Amerikë’.

Ai e vuri veten, para syve të publikut, si lideri i pamposhtur përballë fuqive Perëndimore. Në sulmet e 7 tetorit 2023, datë që u përkujtua me shfaqje dhune nëpër rajon nga grupimet antiamerikane, ai ishte arkitekti kryesor. Në opinionin e analistëve dhe të qytetarëve të zakonshëm, kudo u tha se ‘faji është i Amerikës, që e la ‘të shinte’ që nga viti 2015 kur e shpalli ‘terrorist’.

Në ato sulme u vranë rreth 1400 njerëz dhe 251 u morën peng. Ai, si mjeshtri kryesor, u ndje fitimtar dhe i gëzuar.

Eduh Yaari, një studiues amerikan për Lindjen e Mesme, ka thënë se ai ishte përgjegjës për “vrasje brutale” të shumta të njerëzve të dyshuar si kundërshtarë të tij. “Disa prej tyre me duart e veta dhe ai ishte krenar për këtë, duke folur për këtë me mua dhe me të tjerët”. Ka dëshmi se ai mbante kallashnikovë dhe ‘snipers’, deri katër a pesë copë, dhe përgjonte armiqtë. Urrejtjen ndaj Shteteve të Bashkuara e kishte formuar që në fëmijërinë e tij ‘shumë të keqe, nëpër kampe refugjatësh’, siç thonë studiuesit. Mandej edhe nëpër burgje.

Por aq sa mburrej se ‘kundërshtarin e vras vetë me dorën time’; aq sa gëzohej kur shtinte ndaj turmave ‘në mish’,  ky komandant terrorist ishte edhe frikacak. Dy herë u dënua nga gjyqet me ‘dënim të përjetshëm’, por kurrë nuk e përfilli ligjin dhe gjyqin. Edhe pse jetonte si frikacak, i mbyllur nën tokë, ai prapë bënte sikur të ishte ‘një trim i pamposhtur’. Kur e ekzekutuan, pardje, ndodhej në një seli plot kolltukë, por pa njeri, në katin e parë që duket se sapo kishte dalë nga nëntoka. Në vendin e tij është konsideruar vrasësi dhe terroristi më i keq, që ka kryer dëmet më të mëdha në histori.

Sot vrasja e tij u konsiderua një fitore e madhe për paqen në rajon, transmeton Reuters.

Pas sulmeve të 7 tetorit në vend u ekzekutuan shumë liderë të terrorizmit; nga ata që ishin shpallur ‘të vdekur që ecin më këmbë’. Por ky, ‘mastermind’ i sulmeve tragjike të 7 tetorit, fshihej. Në fakt, deri në orët e fundit kur u godit me raketa dhe mbeti shkrumb e hi në atë dhomë të izoluar, askush nuk e kishte menduar si ‘truri i terrorit të 7 tetorit’; të tjerë ishin menduar. Ai ishte dinak dhe fshihej pas fjalimeve të thjeshta ku mblidheshin turma, kudo ku ishte, në një kamp refugjatësh, nga një ballkon, nga një mbledhje e Byrosë politike, etj.

Lexo edhe :  Këto përputhje të fatit t’i quajmë ‘rëndom’?! Nga Frrok Çupi

Studiuesi amerikan Yaari tha se ai ishte “lloji i njeriut që mund të mbledhë rreth tij ndjekës, fansa – së bashku me shumë njerëz që thjesht kanë frikë prej tij dhe nuk duan të grinden me të”.

“Ai arriti të imponojë autoritetin e tij pa mëshirë, duke përdorur forcën,” tha Yaari. Mes militantëve të shumtë të organizatës së tij ai zgjodhi një grup të vogël me emrin al- Majd, të cilët terrorizonin me bomba, me zjarre, me sulme të papritura në turma apo të fshehta.

Shumë njerëz pyesnin se ku e gjen ky forcën për të vrarë, për të shantazhuar, për të sfiduar edhe Amerikën. Edhe për këtë është gjetur përgjigjja.

Në një vlerësim qeveritar rreth karakterit të tij përshkruhet si “mizor, autoritar, me ndikim dhe me aftësi të pazakonta qëndrueshmërie, dinak dhe manipulues… Ka aftësinë për të mbledhur turma”. Por sipas studiuesve, ta quaje thjesht si një psikopat dhe pikë, do të ishte një gabim. Po ta bënim këtë, thotë Yaar, “atëherë do t’ju mungojë kjo figurë e çuditshme, komplekse” si ai.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken që punoi për një marrëveshje armëpushimi në Gaza tha se ishte “90% gatie”. Vrasja e tij mund të jetë një mundësi për të përfunduar përfundimisht atë marrëveshje.

Izraeli deklaroi dje se trupat e tij në Gaza kanë vrarë liderin e Hamasit, Yahya Sinwar, një arkitekt kryesor i sulmeve të 7 tetorit 2023 dhe njeriun më të kërkuar të vendit./   S,M

Të fundit

Trump prish fjalorin në darkën e bamirësisë: ‘Presidenti mezi bën bashkë një fjali’

Kandidati presidencial republikan raportohet se vinte në lojë Kamala Harris, bashkëshortin e saj, zëvendësin e saj garues , madje...

Nis sonte “Big Brother VIP”, kush janë banorët e parë që do të hyjnë në shtëpinë e madhe

Big Brother Vip Kosova do të startojë sonte. Ky format do të drejtohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Ndërsa oponionistë në këtë edicion të...

FORMULA/ Kush përfiton Si do bëhet përllogaritja me koeficientët e këtij viti!

Për personat që dalin rishtazi në pension, Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të aplikojë pagat e reja për efekt të llogaritjes së pensioneve. Aktualizimi i...

Mosbindja civile ka ndarë popullin opozitar nga Berisha

Nga Mero Baze Ka dy rezultate pozitive të dukshme aksioni i ri opozitar. E para, është një aksion që ka ndarë popullin opozitar nga udhëheqja...

Biden në vizitën e fundit në Berlin takim me Scholz, zbardhet fokusi i bisedimeve

Presidenti amerikan Joe Biden nuk qëndroi më shumë se 24 orë në Gjermani. Dhe sipas protokollit zyrtar, kjo është vizita e tij e fundit...

Lajme të tjera

Web TV