Sot në seancë për masën, Ilir Meta del nga Blloku i Sigurisë, niset drejt GJKKO

Kreu i Partisë së Lirisë ka dalë nga Blloku i Sigurisë në Tiranë për t’u dërguar në GJKKO. Sot mbahet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë.

Report Tv sjell edhe momentin kur furgoni del nga Blloku i Sigurisë ndërsa shoqërohet edhe me makina të tjera policie.

Ndaj Metës rëndojnë 3 akuza, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash

/    S.M