Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Banania në mur del në ankand për 1.5 milionë dollarë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur një banane e ngjitur me shirit në një mur u shit për 120 mijë dollarë në 2019-ën, pasoi një zhurmë në mediat sociale bashkë me debatin e vjetër rreth kuptimit të artit. Por krijimi viral i artistit Maurizio Cattelan, i titulluar “Komediani”, mund të jetë ende një investim i mirë. Të premten, shtëpia e ankandeve Sotheby’s njoftoi se një nga tre “edicionet” e veprës së artit do të rikthehet në shitje, këtë herë me një vlerësim nga 1 në 1.5 milionë dollarë.

Për kaq para, ofertuesi fitues do të marrë një shirit ngjitës dhe një banane, si dhe një certifikatë autenticiteti dhe udhëzime zyrtare për instalimin e veprës. Sotheby’s konfirmoi për CNN se as ngjitësi dhe as banania nuk janë origjinale. “Komediani” është një vepër artistike konceptuale dhe materialet zëvendësohen në çdo instalim” – tha një zëdhënës i ankandit.

Cattelan dhe galeria franceze e artit Perrotin bënë bujë në mbarë botën 5 vjet më parë kur shfaqën “Komedianin” me një çmim gjashtëshifror në panairin Art Basel Miami Beach. Origjinali u krijua duke përdorur një banane të blerë në një dyqan ushqimesh në Miami, megjithëse galeria tha se ajo mund të zëvendësohej, sipas udhëzimeve të artistit.

Bota e artit u nda për vlerën e veprës, megjithëse disa kritikë e panë atë si të rrënjosur në traditën e pasur të veprave konceptuale – që datojnë që nga urinali i famshëm i Marcel Duchamp që vënë në dyshim vlerën e vetë artit. Shumë shpejt pati turma pjesëmarrësish në panair që u rreshtuan për të parë instilacionin.

Ngjarjet morën një kthesë të papritur kur artisti i performancës David Datuna rrëmbeu bananen nga muri dhe pasi e qëron e hëngri para qindra të pranishmëve të habitur të panairit. Më vonë ai u mbrojt për këtë veprim si një shfaqje artistike më vete, jo një akt vandalizmi.

Instalacioni i Miamit u hoq përfundimisht për shkak të shqetësimeve të sigurisë publike, por të tre edicionet u shitën në panair. Dy u blenë nga koleksionistë privatë për 120 mijë dollarë, ndërsa i treti u ble për një shumë më të lartë (por të pazbuluar) dhe më vonë iu dhurua muzeut Guggenheim në Nju Jork.

Lexo edhe :  Nga paratë, puna te telashet në dashuri, zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Sotheby’s nuk do të zbulonte identitetin e shitësit në ankandin e nëntorit, por tha se pronari aktual i veprës e kishte blerë atë nga koleksioni i një prej blerësve origjinalë.
Në intervistat e dhëna që nga instalimi i Majamit, Cattelan e ka përshkruar “Komedian” si një vepër komenti. Duke folur për Gazetën Art në 2021, ai tha se “nuk ishte një shaka”,duke e quajtur instalimin viral “një reflektim mbi atë që vlerësojmë”.

Artisti italian, i cili njihet për pjesët satirike që sfidojnë kulturën popullore, nuk iu kërkesës së CNN për një koment në lidhje me ankandin e nëntorit. Në një deklaratë për shtyp që shpalli shitjen, kreu i artit bashkëkohor të Sotheby për Amerikën, David Galperin, e përshkroi “Komedianin” si një “vepër sfiduese të një gjeniu të vërtetë”.

“Duke balancuar mendimin e thellë kritik dhe zgjuarsinë subversive, kjo është një vepër përcaktuese për artistin dhe për brezin tonë,” tha Galperin, duke shtuar: “Nëse në thelbin e tij, “Komediani” vë në dyshim vetë nocionin e vlerës së artit, atëherë ankandi do të jetë realizimi përfundimtar i idesë së saj thelbësore konceptuale. Publiku më në fund do të ketë fjalën për të vendosur vlerën e tij të vërtetë.”

Kjo shënon herën e parë që “Komediani” do të shfaqet në ankand. Vepra u ekspozua së fundmi në Muzeun e Artit Leeum në Seul më Korenë e Jugut. Edhe atëherë u hëngër nga një student i artit nga Universiteti Kombëtar i Seulit që e hoqi frutin dhe e hëngri, përpara se ta ngjiste lëvozhgën përsëri në mur.

“Studenti i tha muzeut se e hëngri sepse ishte i uritur”, – tha një zëdhënës i galerisë për CNN pas incidentit të vitit 2023. Muzeu më vonë zëvendësoi bananen e ngrënë me një të freskët.

Sotheby’s synon të ekspozojë veprën e artit përpara shitjes, e cila do të zhvillohet në selinë qendrore të shtëpisë së ankandeve në Nju Jork më 20 nëntor. “Komediani” do të shfaqet atje të hënën përpara se të nisë një turne botëror duke ndalur në Londër, Paris, Milano , Hong Kong, Dubai, Taipei, Tokio dhe Los Angeles./E.Ç

Të fundit

Tërmeti në Fier/ Mbrojtja Civile jep detaje: Po monitorojmë situatën!

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në një postim në rrjetin social Facebook, ka dhënë detaje në lidhje me tërmetin...

Brukseli i trembet rikthimit të Trump/BE përgatit modelin e ri për sanksionet ndaj Rusisë

BE-ja po kërkon të forcojë sanksionet e saj kundër Rusisë lidhur me shqetësimet se Donald Trump mund të prishë përpjekjet perëndimore për të izoluar...

“Peshku i madh”/ Berisha thirrje Kryemadhit dhe Lefter Kokës: Tregoni emrin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi mbrëmjen e sotme për deklaratën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, në sallën e gjyqit për inceneratorin...

Nicole Scherzinger thyen heshtjen për vdekjen e Liam Payne

Nicole Scherzinger ka folur për herë të parë për tragjedinë e Liam Payne. Ish-anëtarja e X Factor , e cila luajti një rol kyç në formimin e...

Coca-Cola tërheq prej tregut miliona shishe plastike

Coca-Cola HBC Austria ka tërhequr miliona shishe plastike, pas shqetësimeve se disa produkte mund të përmbajnë metal. Coca-Cola në shtetin austriak nisi tërheqjen e...

Lajme të tjera

Web TV