E mitura shqiptare vdiq pasi ra nga kati i shtatë, i dashuri i saj nën hetim per vrasje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me 14-vjeçaren shqiptare në Itali, e cila humbi jetën mëngjesin e 25 tetorit, pasi ra nga tarraca e një papafingoje në katin e shtatë të një pallati.

Media italine “Rai News”, njofton se është vënë nën hetim i dashuri i 13-vjeçares, I cili është një 15-vjeçar po ashtu me origjinë shqiptare.

Prokuroria ka në fokus të hetimeve skenarin e vrasjes me dashje. Sipas informacioneve, i dashuri 15-vjeçari kishte qenë me të ndjerën deri pak para se ajo të humbte jetën.

Sipas medias italiane, autoritetet dyshojnë se vdekja e të miturës mund të ketë lidhje me ndonjë zënkë në lidhjen dashurore mes 14-vjeçares dhe 15-vjeçarit.

Ditën e ngjarjes, adoleshenti mbajt deri natën në rajon, ku u mor në pyetje nga hetuesit e njësisë hetimore të Piacenza-s të koordinuar nga kreu i prokurorisë së Piacenzës, Grazia Pradella, dhe nga një prokuror i prokurorisë për të miturit që mbërritën pasditen e djeshme nga Bolonja.

Para hetuesisë, djali ka thënë se vetëvrasja duke u hedhur nga kati i 7, ishte vendim i 13-vjeçares, dhe se kjo nuk kishte të bënte me të apo lidhjen mes tyre.

Miqtë e të ndjerës, të intervistuar nga gazeta Piacenza, pohojnë se kohëve të fundit, lidhja mes 13-vjeçares dhe 15-vjeçare nuk dukej në gjendje të mirë.

Hetimet kanë për qëllim “qartësimin e dinamikës dhe lëvizjeve të të miturit në orët para rënies si dhe vlerësimin e përfshirjes së mundshme të bashkëmoshatarëve”. Kjo është saktësuar nga Prokuroria për të miturit, me prokuror Giuseppe Di Giorgio.

E mitura shqiptare, identiteti i të cilës nuk është bërë publik, humbi jetën mëngjesin e 25 tetorit në rrugën ‘IV Novembre’, Piacenza, pasi ra nga tarraca e një papafingoje në katin e shtatë të një pallati./e.t

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV