Rama zbulon planin për pensionet/Një pjesë e rritjes së ekonomisë ti shkojë pensionistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nju Jorku ku ndodhet në takim me shqiptarët në Amerikë, Rama zbuloi dhe planin e qeverisë për rritjen e pensioneve. Një pjesë e rritjes ekonomike do i shkojë pensionistëve. Një plan që jo shumë larg do të prezantohet nga qeveria por që sic tha Rama do të kërkojë vite për tu aplikuar.

“Duam të nisim një plan rritjeje, duke menduar që të vendosim një kusht në ligj, që për cdo përqindje të rritjes ekomomike të vendit, një pjesë e rritjes ekonomike ti shkojë drejtëpërdrejtë pensionistëve. Ky është plani, konkretizimi kërkon edhe pak kohë për ta shpallur dhe disa vjet për tu bërë, por ama të gjithë ata që thonë na jepni votën se do ua bëjmë pensionet nga 400 – 500 – 600 -700 – 800 janë e njëjta mendje, pavarësisht si e kanë fytyrën më të vjetër më të re, që e kanë marrë Shqipërinë në qafë në të gjitha vitet e mëparshme. Nëse reformat që ne kemi bërë të tjerët do i kishin bërë të paktën që në fillim të vitit 2000 sot do të ishim duke bërë biseda të tjera, por askush nuk mori reforma të vërteta. I lanë shqiptarët të vjedhin, dritat, të mos paguajnë taksat, të mos paguanin sigurimet shoqërore, të ndërtonin pa leje ku të donin, madje i inkurajuan.

I mësuan shqiptarët që të gjitha llojet e paligjshmërive mund të amnistoheshin mjafton të votoje për partinë në pushtet. Praktikisht shkatërruan cdo qelizë në tru që donte shtet.

Kjo që po bëjmë ne është të ndërtojmë shtetin, dhe vula është anëtarësimi në BE, se aty nuk të pranon njeri pa shtet. Po ne do të bëjmë diçka të ndjeshme për ti përfshirë pensionistët në këtë hapësirë të re./E.T

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV