I pari që vendosi një lloj autobombë në Nju Jork ishte anarkisti italian Mario Buda, në vitin 1920, për t’u hakmarrë për arrestimin e miqve të tij Nicola Sacco dhe Bartolomeo Vanzetti
Buda parkoi një karrocë në një kryqëzim në Wall Street, zemra financiare e Shteteve të Bashkuara. Në mesditë, bomba shpërtheu , duke vrarë 40 njerëz dhe duke plagosur rreth 200 te tjere.
Buda duket se është frymëzuar nga sulmi i dështuar kundër Napoleonit në vitin 1800, një fuçi eksplozivi i mbërthyer në një vagon. Nga ana tjetër, ajo u imitua nga anarkistët e viteve 1920 dhe 1930.