Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me deklaratën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, se “peshku i madh” ndodhej në telefonin e saj.
Kryemadhi tha në një prononcim për mediat nga Kuvendi se “peshku i madh” është kryeministri Edi Rama.
“Merreni Ramën seriozisht, kush i ka paguar kurimin e djalit në Amerikë. Doktorin nuk është e vërtetë do t’ja kenë ngatërruar. Mos e ka fjalën për buxhetin e Vlahutin që bleu deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi. ‘Peshku i madh’ është Edi Rama në telefonin tim. E kam telefonin icloud”, theksoi deputetja./ S,M