Ndarja nga jeta e prindërve të Bushit, Duka: Pranë jush në këto momente të vështira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe Federata Shqiptare e Futbollit, kanë shprehur ngushëllime trajnerit të kombëtares u21, Alban Bushi, për humbjen e jetës së prindërve të tij në një aksident tragjik në Greqi.

Në një postim në rrjetet sociale, Duka shkruan se qëndron pranë Bushit, në këto momente të vështira.

“Sapo mësova lajmin e dhimbshëm për ndarjen tragjike dhe të parakohshme nga jeta të dy prindërve të jashtëzakonshëm, njerëzve të mirë, Ali dhe Bukurije Bushi, në një aksident në Greqi.

Në këtë moment të vështirë, mendimet e mia shkojnë tek Albani dhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, që përveç trishtimit për këtë humbje të madhe, do të përballen edhe me mungesën e pamatë të dashurisë prindërore.

Në emrin tim personal dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku Albani ka kaluar shumë vite si pjesë e kësaj familjeje të madhe, shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qoftë kujtimi i tyre i paharruar!” – shkruajti ai.

“Me keqardhje të thellë, Federata Shqiptare e Futbollit, mësoi sot lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të prindërve të trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushit.
Federata Shqiptare e Futbollit i përcjell ngushëllimet më të sinqerta trajnerit Bushi dhe të afërmve të tij për këtë fatkeqësi të madhe”-Shkruan Federata Shqiptare e Futbollit./  S,M

Të fundit

Endri Shabani i bën puçin Lapajt, daja ngulmon sërish: Dua mandatin!

Kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni (thuhet se është daja i Endri Shabanit), i ka...

Kosovë-Serbi, a pati tension siç tha Trump? Reagon Ambasada Gjermane

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha se nuk ka informacione për ndonjë përshkallëzim ushtarak të situatës mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo i bëri komentet...

Influencerja nuk i mbijeton ndërhyrjejes kirurgjikale, ndërron jetë pas operacionit

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Brazil, pas ndarjes nga jeta të influencueses së njohur Natália Cavanellas, vetëm 40-vjeç. Ajo humbi jetën pas...

Italia planifikon të lirojë 10.000 të burgosur për të ulur mbipopullimin në burgje

Ministria e Drejtësisë në Itali ka njoftuar se deri në 10,000 të burgosur mund të lirohen me masa alternative si arrest shtëpie apo provë,...

Kina rikonfirmon normalizimin e raporteve me BE-në

Autoritetet kineze kanë rikonfirmuar të mërkurën se do të normalizojnë raportet me Parlamentin Evropian, teksa Pekini zyrtar ka për synim të thellojë raportet ekonomike...

Lajme të tjera

Web TV