Atentati me tre të vrarë, Berisha: Nesër solidarizohemi me Shkodrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe njëherë tjetër te marshimi i thirrur nga Partia Demokratike në solidaritet me Shkodrën, pas masakrës me tre viktima para dy ditësh.

‘Nesër qytetarët e mbarë Shqipërisë marshojnë në orën 12:00 në solidaritet me Shkodrën’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Deklarata e plotë:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më miqësore, më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme, ju misionareve dhe misionarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar, të kauzës së lirisë, dinjitetit, kauzës së interesit kombëtar të mbarë shqiptarëve.

Një përëshëndetje të përzemërt sot, për të gjithë oratorët e kësaj patforme të fjalës së lirë, të zërit të qytetarëve të lirë që përcjellin në mbarë vendin të vërtetat e këtij narkoregjimi, por përcjellin, guxim, shpresë e besim, tek fitorja jonë, tek e ardhmja.

Të dashur miq!

Nesër mbarë qytetarët e Shkodrës, qytetarë nga mbarë Shqipëria, demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë, marshojnë në Shkodër në një akt solidariteti, guximi dhe shpirti të pamposhtur të Shkodërloces, qytetit Rozafë, që ka qëndruar dhe qëndron i pamposhtur ndaj çdo pushtimi, ndaj çdo rrebeshi.

Masakra e Shkodrës, ishte një masakër e paralajmëruar, ishte një masakër e licensuar nga Edi Rama, narkopolicia dhe narkodrejtësia e këtij sistemi./   S,M

Të fundit

Mandatet parlamentare, si përfaqësohen 12 qarqet në Kuvend dhe harta e re elektorale

Në 11 maj qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend, deputetët....

Don Xhoni flet për lidhjen me modelen ruse/ Zoti mos ma vraftë atë! Ka qenë shumë e fortë

Rap-artisti i njohur, Don Xhoni, viteve të fundit ka qenë tejet i komentuar për jetën personale. E më së shumti u përfol për lidhjen me...

Kush humbi dhe kush fitoi? Tatëpjeta e euros në 2024 dhe fati i (pa)ditur në 2025

22 vjet në treg kur dhe u hodh për herë të parë në qarkullim si monedhë fizike, euro në Shqipëri është konsideruar si valuta...

Tentohet të vritet ish-diktatori sirian Bashar al-Assad, dyshohet se u helmua në Moskë

Ish-presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, raportohet se ka shpëtuar nga një tentative për vrasje në Moskë, ku ai ishte strehuar me familjen e tij...

Zgjedhjet e 2025, rikthimi i tretë apo beteja e fundit politike e Sali Berishës?

Fundviti i shkuar Sali Berishën e gjeti të mbyllur mes katër mureve të banesës së tij. Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK izoloi...

Lajme të tjera

Web TV