Piktura e Max Liebermann shitet në ankand për 720,000 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pikturë e artistit gjerman impresionist, Max Liebermann u shit sot në ankand në qytetin e Këlnit për 720,000 euro.

Çmimi i vlerësuar ishte ndërmjet 700,000 euro dhe 1 milion euro.

Vepra titullohet “Kopshti i birrës pranë Wannsee (Shtëpia në Liqen)” dhe përshkruan zonën e jashtme të një restoranti në brigjet e liqenit afër Berlinit me varkat me vela në sfond.

Ajo e ka origjinën nga një koleksion privat gjerman dhe është pjesë e veprave të mëvonshme të piktorit.

 

 

Max Liebermann (1847-1935) ishte një nga impresionistët gjermanë më të rëndësishëm dhe një përfaqësues kryesor i skenës së artit gjerman gjatë Republikës së Vajmarit.

Pas ardhjes në pushtet të nazistëve në 1933, ai u margjinalizua dhe u mënjanua si një hebre dhe një demokrat i përkushtuar, duke jetuar deri në vdekjen e tij në izolim dhe zhgënjim të thellë në vilën e tij në Wannsee. S.B

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV