Sa më shumë që një shef të mos dijë çfarë të bëjë, aq më pak do të performojnë ata që punojnë për të. Kjo është veçanërisht e vërtetë për punonjësit ambiciozë : ata që e konsiderojnë përparimin në karrierë ose stimujt financiarë si prioritete, demotivohen nga një shef agresiv, i cili kritikon në mënyrë jokonstruktive, vlerëson pak dhe nuk njeh merita. Kjo u konkludua nga një studim i Universitetit të Illinois, Çikago, duke intervistuar punonjës dhe mbikëqyrës të 42 kompanive. Çuditërisht, lidershipi i dobët nuk ka të njëjtin efekt tek punonjësit që nuk aspirojnë promovime, por e konsiderojnë më të rëndësishme sigurinë dhe stabilitetin e punës së tyre: edhe kur vuajnë nga një shef i keq, ata investojnë energji me përgjegjësi në punë.
Bonuset dhe pushimet nga puna. Ajo që ndodh shpjegohet me faktin se eprorit të drejtpërdrejtë i jepet kompetenca për të vendosur për shpërblimet dhe promovimet. Për rrjedhojë, nëse nuk ka një marrëdhënie të mirë, njerëzit ambicioz humbasin shpresën për të marrë atë që duan dhe, me këtë, edhe interesin për punën. Nga ana tjetër, ata që synojnë të ruajnë me dinjitet rolin e tyre zakonisht nuk kanë arsye të ndihen të kërcënuar nga shefi, sepse shkarkimet në përgjithësi kërkojnë ndërhyrjen e burimeve njerëzore ose drejtuesve të rangut më të lartë./ Focus,it/ S,M