Zgjedhjet e 2025-ës të kërcënuara/ KQZ kërkon 137 milionë lekë, qeveria i jep vetëm 1.5

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të një viti zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përballet me sfida financiare, pasi qeveria ka aprovuar një buxhet shumë më të ulët nga ai i kërkuar. Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, shpreh shqetësimin për mungesën e fondeve të nevojshme për të siguruar një proces zgjedhor të sigurt dhe të organizuar, duke përfshirë edhe implementimin e votimit elektronik.

Pavarësisht faktit se viti 2025 është vit zgjedhor dhe kërkon një përgatitje të veçantë, qeveria ka vendosur të akordojë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vetëm 1.5 milionë lekë në zërin e investimeve, një shumë dukshëm më e ulët se kërkesa fillestare e KQZ-së prej 137 milionë lekësh. Kjo mungesë fondesh është bërë e ditur nga vetë kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, ku ai kërkoi rishikim të buxhetit për vitin 2025. Celibashi theksoi nevojën për fonde shtesë që do të përdoren kryesisht për mirëmbajtjen e teknologjisë dhe përmirësimin e infrastrukturës zgjedhore. Një ndër kërkesat kryesore është mirëmbajtja e sistemeve teknologjike që mbështesin procesin zgjedhor, përfshirë këtu administrimin e pamjeve filmike nga qendrat e votimit. Ai sqaroi se KQZ përballet me vështirësi në identifikimin e pamjeve filmike kur kërkohen nga subjektet zgjedhore, për shkak të mungesës së një sistemi të mirëorganizuar për gjurmimin e tyre. “Për të përmbushur këtë detyrim, kërkojmë një shtesë prej 19.5 milionë lekësh për ndërtimin e një moduli të hartave të qendrave të votimit, një detyrim i parashikuar nga Kodi Zgjedhor, por që ende nuk është përmbushur,” deklaroi Celibashi. Ai shtoi se është e nevojshme të ndërtohet një rrjet i brendshëm i internetit, duke përmendur se rrjeti aktual është tepër i amortizuar dhe ka nevojë për rinovim, sipas rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe AKCESK. Celibashi nënvizoi gjithashtu se implementimi i votimit elektronik është në rrezik për shkak të mungesës së fondeve dhe mungesës së dakordësisë politike. Ai shpjegoi se plani fillestar për votimin elektronik në pesë qarqe është reduktuar vetëm në Tiranë, për shkak të kohës së shkurtër dhe mungesës së dakordësisë ndërpartiake. “Partitë politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje për shtrirjen e votimit elektronik, dhe koha po ikën,” tha Celibashi, duke shtuar se një komunikim tjetër formal me partitë dhe aktorët e tjerë do të zhvillohet së shpejti. Ndërkohë, kostoja e përllogaritur për votimin elektronik në qarkun e Tiranës është 1.7 miliardë lekë, një shifër që duhet të mbulohet nga fondet shtetërore. Një tjetër kërkesë financiare e KQZ-së lidhet me mirëmbajtjen e moduleve të teknologjisë së informacionit, të cilat janë financuar më parë nga qeveria zvicerane me një shumë prej 1 milion euro. Sipas marrëveshjes, mirëmbajtja e këtyre sistemeve duhet të mbulohet nga qeveria shqiptare. KQZ ka kërkuar një shtesë prej 56 milionë lekësh për këtë qëllim. “Nevojat për buxhet përfshijnë mallra dhe shërbime të cilat janë thelbësore për funksionimin e procesit zgjedhor dhe administrimin e të dhënave teknologjike,” u shpreh Celibashi. Ai paralajmëroi se nëse këto kërkesa nuk plotësohen, procesi zgjedhor mund të përballet me sfida të mëdha në vitin 2025.

Debatet politike

Implementimi i votimit elektronik ka hasur rezistencë nga një pjesë e spektrit politik, kryesisht nga Partia Demokratike. Enkelejd Alibeaj, një nga zërat opozitarë, kritikoi KQZ-në për mungesë përgjegjësie, duke theksuar se çështja e votimit elektronik nuk duhet të varet nga vullneti i partive politike. Ai theksoi se përgjegjësia e realizimit të një procesi të drejtë zgjedhor bie mbi institucionin që administron zgjedhjet dhe fondet publike. Sipas të dhënave të paraqitura, shuma totale e buxhetit të KQZ-së për vitin 2025 është planifikuar në 342.1 milionë lekë, një ulje e ndjeshme në krahasim me kërkesat fillestare për votimin elektronik dhe investimet në teknologji. Celibashi tha se kjo ulje buxheti ka ardhur si pasojë e heqjes së fondeve për shtrirjen e votimit elektronik në disa qarqe, duke lënë në fokus vetëm Tiranën. “Kjo situatë është dëshpëruese për një institucion që ka për detyrë të sigurojë zgjedhje të ndershme dhe transparente,” përfundoi Celibashi, duke kërkuar një rishikim urgjent të buxhetit për të përmbushur detyrimet ligjore dhe për të garantuar një proces të suksesshëm zgjedhor në vitin 2025.

Lexo edhe :  Rama takim me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO, kryeministri nuk kursen batutat

Protesta e së martës

Berisha: Mobilizim brenda dhe jashtë Parlamentit, duam minimumin jetik prej 200 eurosh

Ish-kryeministri Sali Berisha, nën arrest shtëpiak prej një viti për aferën e dosjes “Partizani”, dha konferencën e radhës për shtyp, ku foli edhe për protestën e ditës së martë të opozitës, e drejtuar nga Partia Demokratike. Ai tha se protesta do zhvillohet në dy fronte përgjatë diskutimeve të seancës parlamentare për buxhetin, brenda Kuvendit dhe jashtë tij. “Do të ketë mobilitet, brenda dhe jashtë parlamentit. Qëllimi ynë është të miratohet amendamenti që vendos minimumin jetik, 200 euro për çdo shqiptar që merr më pak se kaq, apo që nuk merr asgjë. Pra ky është një hap i parë i një rëndësie jetike për të shuar, ulërimin e sirenave të mjerimit dhe varfërisë anë e kënd vendit. Natyrisht këto sirena ulërinë më shumë se kudo tjetër, tek pensionistët shqiptarë”, tha Berisha. Por ai nuk dha detaje të tjera nga strategjia që PD ka ditën e protestës. Mësohet se janë njoftuar të gjitha degët për t’u organizuar dhe marrë pjesë. Berisha nuk tha nëse do të ketë edhe akte konfrontimi apo tensioni, deri në përdorimin e lëndëve djegëse apo shkatërrimit. Ai shpalosi edhe programin e biznesit që PD ka nëse vjen në pushtet. “Do përgjysmojmë taksat, do hapim ekonominë dhe do garantojmë garë të ndershme. Shqipëria është i vetmi vend në planet në të cilin gjatë 11 vite, sistemi ligjor tatimor ka pësuar 60 ndryshime, gjë që hedh në erë çdo siguri juridike për investitorët në Shqipëri. Shtojmë këtu faktin se një çështje civile, për t’u gjykuar në gjykatat e reformës së Xhorxh Sorosit dhe Edi Ramës, kërkon 14 vite”, tha ish-kryeministri. Gjithashtu i tërhoqi vërejtjen edhe anëtarëve të opozitës, duke kërkuar të jenë më aktivë në rrjetet speciale. “Mendoj se anëtarët e opozitës duhet të jenë minimumi, dy herë më aktivë seç janë në rrjetet sociale. Çdo anëtar i opozitës që beson dhe aspiron fitoren e opozitës, duhet të fillojë ditën e punës, të mendojë për shprehjet e tij, të mendimeve, për publikimin e statusve të tjerëve që i pëlqejnë në rrjetet e veta sociale.  Nuk besoj se anëtarët e opozitës janë në nivelin ku duhet të jenë, por kanë çdo mundësi dhe, gjykoj unë, detyrim që të aktivizohen shumë më tepër në rrjetet sociale se sot”, shtoi ai. Gjithashtu kërkoi mobilizimin e strukturave për takimet me Diasporën, në mbështetje të PD. Në këtë kuadër njoftoi takimet që do mbahen në Angli.

Të fundit

Abone falas/ Si të aplikojnë pensionistët për ta përfituar, çdo fund muaji duhet të…

Nga shkolla “Besnik Sykja”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj rikujtoi sërish pensionistët e qytetit, që të paraqiten...

“Berisha s’ka njerëz luftarakë”/ Elezi: SHBA-të duan ta çojnë vendin drejt institucioneve

Në një intervistë në “Real Story” në ABC News, Ibsen Elezi, foli për situatën politike në vend, ndërsa deklaroi se është krijuar një sistem...

Amerika teston të ardhmen e PD?/ Leka: Rama e ka të sigurt mandatin e katërt

Takimi i të dërguarës me punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn me disa deputetë të Partisë Demokratike, dëshmon se SHBA i kanë mbyllur...

Rreth 1 muaj nga vrasja e Martin Canit/ Gazetarja: Nuk mendoj se ka një autor të dytë!

Rreth 1 muaj më parë 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, ndërsa i plagosur mbeti Luis Meçja, shoku...

Kush do e paguajë funeralin e vjehrrës?/ Dy kunetërit sherr me shkopa bejsbolli

Vdekja e vjehrrës ka futur në një përleshje të armatosur dy kunetër. Arsyeja? Kush prej tyre do të paguante për funeralin. Dy protagonistët e...

Lajme të tjera

Web TV