Çlirimi i Tiranës përmes fotografive dhe dokumenteve në ekspozitën “Tirana në llogore”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspozita “Tirana në llogore” u çel me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Tiranës. Në shesh, dashamirës të historisë, përfaqësues të pushtetit vendor lokal, studiues, mësues, nxënës, si edhe qytetarë të shumtë, patën mundësinë të vrojtonin imazhe dhe dokumente, në lidhje me qëndresën e Tiranës nën thundrën e pushtuesve nazifashistë, rolin e britanikëve në Shqipëri dhe mbi pasojat e pushtimit. Kjo ekspozitë u çel nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Promovimit të Qytetit (Bashkia Tiranë).

Mes dokumenteve të përzgjedhura për ekspozim nga DPA bënin pjesë: Foto të Durrësit në nisje të pushtimit fashist, më 7 prill 1939; Informacion mbi ditët e para të pushtimit, si edhe mbi dërgimin e kurorës shqiptare drejt mbretit Viktor Emanuel III; Foto nga ceremonia e dorëzimit të flamurit shqiptar pranë trupave italiane; Letër që dëshmon dëmtimin e Muzeut Arkeologjik nga pala italiane gjatë pushtimit (Leon Rey drejtuar Presidentit të Akademisë së Arteve të Bukura në Paris); Kujtimet e Mehdi Frashërit për periudhën para dhe pas pushtimit italian;

Informacion nga Legata Italiane mbi kërkesën e palëve britanike dhe franceze që Shqipëria të bëhej pjesë e një pakti ballkanik; Informacion për vizitën e konsullit Gjerman pranë misionit ushtarak Gjerman në Tiranë (1940); Formimi i qeverisë Mitrovica (bisedime parlamentare 4.11.’43), etj. DPA shprehet se ky aktivitet u mbajt në kuadër të kalendarit të ngjeshur të aktiviteteve të zhvilluara dhe të pritshme në vijim, për kremtimin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë./   S.M

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV