Jonida Maliqi e paditi për mospagim të detyrimeve ndaj djalit, reagon Gent Prizreni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur shqiptare Jonida Maliqi ka ngritur një padi kundër ish-bashkëshortit të saj, biznesmenit Gent Prizreni, duke pretenduar se ky i fundit nuk ka respektuar marrëveshjen për pagesën e pensionit ushqimor për djalin e tyre, Dan.

Por, Gent Prizreni i është përgjigjur menjëherë publikisht këngëtares, duke publikuar faturat. Faturat tregojnë se si ai ka depozituar në llogarinë e Jonida Maliqt 2 mijë euro, të paktën në dy muajt e fundit.

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, marrëveshja pas divorcit, i cili ndodhi para tetë vitesh, përcaktonte që Gent Prizreni të paguante një shumë prej 2 mijë eurosh në muaj. Megjithatë, këngëtarja pretendon se këto pagesa nuk janë kryer sipas marrëveshjes.

Gjatë martesës, Jonida dhe Gent u bënë prindër të një djali, ndërsa pas ndarjes, përgjegjësitë financiare për rritjen e tij u përcaktuan në mënyrë ligjore. Në kërkesëpadinë e saj, Jonida thekson se ish-bashkëshorti zotëronte një pasuri të konsiderueshme në kohën e divorcit, duke përfshirë prona të paluajtshme në disa zona të Shqipërisë, me një vlerë të vlerësuar prej 3 deri në 4 milionë euro.

Ndërsa çështja është ende në proces gjyqësor, avokatët e këngëtares kanë theksuar rëndësinë e respektimit të detyrimeve ligjore nga ana e ish-bashkëshortit, për të siguruar mirëqenien e fëmijës./E.Ç

Të fundit

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Shqipëria në BE brenda vitit 2030? Sa janë realisht shanset?

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku ka vlerësuar reformat e...

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo LSM. Ish-bashkëlojtarët tek Barcelona tashmë...

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona. Në emisionin...

Lajme të tjera

Web TV