Kuvendi i Kosovës shqyrton Projektligjin për buxhetin e vitit 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Kosovës më 21 nëntor po shqyrton në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025, i cili kap vlerën e 3.6 miliardë eurove.

Projektligji është miratuar në lexim të parë më 11 nëntor.

Vlera e projektbuxhetit për vitin 2025 është 9 për qind më e lartë se e buxhetit të vitit 2024, që kishte vlerën 3.3 miliardë euro.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ky buxhet do sigurojë stabilitet ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët.

Ndërkaq, partitë opozitare e kanë cilësuar “buxhet për mbijetesë”.

Për këtë arsye tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë pohuar se nuk do ta votojnë projektbuxhetin dhe kanë braktisur seancën.

Në sallën plenare janë kthyer disa deputetë nga PDK-ja, të cilët kanë paraqitur për votim disa amendamente.

Nga buxheti prej 3.6 miliardë euro, pjesa më e madhe është planifikuar të ndahet për kategorinë subvencione dhe transfere me mbi 1.1 miliardë euro, pasuar nga shpenzimet kapitale me mbi 930 milionë euro.

Projektligji për buxhetin 2025 duhet të miratohet më së largu deri në fund të këtij viti.

Por, ai mund të miratohet vetëm kur Kuvendi ka kuorumin e nevojshëm prej 61 deputetësh në sallë.

Më pas, ligji i miratuar nga Kuvendi nënshkruhet nga kryetari i Kuvendit dhe shpallet nga presidentja e Republikës.

Presidentja Vjosa Osmani, duhet ta nënshkruajë atë brenda tetë ditësh, pasi të ketë marrë ligjin. Nëse presidentja Osmani, brenda tetë ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e saj dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.

Lexo edhe :  Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi?

Kështu që ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, përveç nëse, me vetë ligjin nuk përcaktohet ndryshe./ REL

Të fundit

Protesta e banorëve në Theth/ Berisha: Rama po sillet si pushtues ndaj tyre

Sali Berisha u ka dalë në mbrojtje banorëve të Thethit, të cilët protestuan sot kundër aksionit të prishjes së objekteve...

Darka e Mbretit Charles, Macron i shkel syrin Kate Middleton

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një vizitë një ditë më parë në Britaninë e Madhe. Gjatë darkës shtetërore të organizuar nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla...

Kërkimet vazhdojnë, rritet bilanci i tragjedisë në Teksas, 111 viktima dhe 172 të humbur

Tragjedia në Teksas të Shteteve të Bashkuara vazhdon që të rëndohet. Të paktën 111 persona humbën jetën dhe mbi 172 të tjerë rezultojnë të...

Po fejohet?, Xheneta Fetahu ndan lajmin e befasishëm me ndjekësit

Lajme të papritura vijnë nga finalistja e BBVK3, Xheneta Fetahu. Me shumë gjasë, ajo është fejuar! Kjo lihet të kuptohet nga postimi i fundit në...

Plagë në trup dhe fyt i nxirë, detajet nga vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra!

23-vjeçari dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas është vrarë, por blutë ende s’kanë saktësuar shkakun e vdekjes së tij. Gazetari Enver Doçi informon se...

Lajme të tjera

Web TV