Çfarë i shkakton trurit tuaj përdorimi i telefonit në mëngjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesi është koha më e rëndësishme e ditës prandaj është e thelbësore të ndiqni disa zakone të shëndetshme që ndikojnë në mirëqenien tuaj. Një ndër këto zakone është edhe mos përdorimi i celularit.

Edhe pse telefoni është një nga pajisjet më të domosdoshme në kohët e sotme, ai ka edhe disa efekte negative, veçanërisht kur e përdorim sapo jemi zgjuar.

Fillimi i ditës pa rrjete sociale

Sipas studiuesve përdorimi i celularit në mëngjes shkakton stres.

“Telefonat lëshojnë dritë blu, e cila është e lidhur me lirimin e hormonit të stresit, kortizolit. Kortizoli e bën zemrën të rrahë më shpejt dhe mund të shkaktojë edhe ankth”, thotë Charlotte Armitage, psikologe në Be Device Wise, Angli.

Më tej psikologia thekson se fillimi i ditës me lajme të këqija mund të ndikojë në shëndetin tonë mendor pasi shumica e informacionit që shohim është negativ.

“Në mëngjes, ju akoma nuk jeni përshtatur plotësisht me ditën, ndaj edhe kjo lloj përmbajtjeje mund të ndikojë negativisht për nisjen e ditës”, shtoi ajo.

Çfarë duhet të bëni?

Fillimisht jepini përparësi të gjumit tuaj. Krijoni një rutinë rreth orës së gjumit dhe shmagni përdorimin e telefonit 1 orë para gjumit. Sipas ekpertëve drita e telefonit e bën më të vështirë të bini në gjumë.

“Provoni të shkëputeni përkohësisht nga celulari, duke e vendosur në heshtje kur flini- në mënyrë që asnjë njoftim që vjen të mos prishi gjumin tuaj. Duke bërë këto gjëra, ju po merrni kontrollin e telefonit tuaj në vend që telefoni juaj t’ju kontrollojë juve”, përfundon Armitage./K.B

Të fundit

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale. “Rreth...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen...

Lajme të tjera

Web TV