Ato ishin dikur kolege e shoqe të ngushta derisa u bënë kunata.
Mirëpo duke qenë brenda një familje, marrëdhënia e tyre nuk ishte më e afërt e madje ato as nuk po i flisnin më njëra-tjetrës.
Por tani që të dyja janë ndarë nga vëllezërit Berisha, Nora Istrefi dhe ish kunata e saj Tuna Sejdiu janë bërë sërish shoqe.
Pas shumë vitesh ato befasuan ndjekësit me disa postime ku shihet se kanë gjetur paqe.
Dy bukuroshet, i kanë dhënë edhe një mundësi shoqërisë së tyre duke e bërë publike me të gjithë.
Nuk dihet ende nëse do të kemi një bashkëpunim mes tyre, por komentet kanë qenë pozitive për këtë pajtim./E.Ç