26 nëntor 1922/ Risia kinematografike, për herë të parë një filmi me ngjyra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë në historinë e kinematografisë, prodhohet filmi me ngjyra. “The Toll of the Sea”, është një film dramatik pa zë i vitit 1922 i drejtuar nga Chester M. Franklin, dhe i prodhuar nga Korporata Technicolor Motion Picture, lëshuar nga Metro Pictures, dhe paraqet Anna May Wong në rolin e saj të parë drejtues.

Të gjitha skenat e The Toll of the Sea janë xhiruar nën “dritën natyrale” dhe jashtë, me një skenë “të brendshme” të xhiruar në rrezet e diellit nën një çarçaf.

Filmi ishte me skenar të Frances Marion dhe regji të Chester M. Franklin, ku spikatën në rolet kryesore të luajtura nga Wong dhe Kenneth Harlan.

Filmi u shfaq premierë më 26 nëntor 1922 në Teatrin Rialto në qytetin e Nju Jorkut dhe doli në publikim të përgjithshëm më 22 janar 1923.

Në kastin e aktorëve interpretonin: Anna May Wong në rolin e Lotus Flower, Kenneth Harlan në rolin e Allen Carver, Beatrice Bentley në rolin e Barbara ‘Elsie’ Carver, Priscilla Moran si Little Allen si dhe Etta Lee dhe Ming Young.

Pasi besohej se kishte humbur, filmi u restaurua nga Arkivi i Filmit dhe Televizionit të UCLA, nën mbikëqyrjen e Robert Gitt dhe Peter Comandini, nga negativi origjinal i kamerës me film nitrat 35 mm, në 1985.

Versioni i restauruar është i disponueshëm si një nga titujt e përfshirë në Thesaret nga Arkivi i Filmit Amerikan.

Kalendar

26 nëntor 1789 – Një ditë kombëtare Falenderimesh shpallet në Shtetet e Bashkuara – ditë e rekomanduar nga presidenti George Washington dhe miratuar nga Kongresi.

26 nëntor 1912 – Ushtria serbe mbërriti në Milot, vetëm pak orë larg nga Durresi. Një komision nga paria e vendit, shoqëruar nga kryepleq të fshatit shkuan për t’i informuar oficerët serbë se Shqipëria së shpejti do të kishte qeverinë e vet dhe se nuk ishte në luftee me ndonjë nga vendet e Ballkanit.

Lexo edhe :  Shënime mbi librin e Ylli Demneri-t "Më Kujtohet"

26 nëntor 1912 – U ngrit flamuri në Tiranë nga atdhetarët tiranas Sheh Ahmet Pazari, Nikolla Nishku, Myslym Ag Beshiri, Fan Koja, Myslym Myderrizi dhe Spiro Politoqi.

26 nëntor 1939 – Shellingu i Mainilas: Armata Sovjetike realizon incidientin i cili merret si shkak i fillimit të luftës me Finlandën katër ditë më vonë.

26 nëntor 1944 – LDB: Gjermania fillon sulmet V-1 dhe V-2 në Antwerp, Belgjikë.
26 nëntor 2008 – Këshilli i Sigurimit mbështeti shtrirjen e EULEX-it në Kosovë.

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV