U ankua për pensionin ushqimor të së bijës, ish-burri i përgjigjet Rudina Dembacajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj, i është përgjigjur një deklarate të ish-gruas së tij, ku në fokus ka qenë çështja e fëmijës së tyre.

Përgjigja e tij erdhi pasi Rudina foli për divorcin që ishte temë e programit që ajo moderon dhe akuzoi ish-burrin se fsheh të ardhurat, duke mos dhënë sa i takon në bazë të tyre, pagesë për vajzën e tyre Viktoria.

“Baballarët shqiptarë duan të drejta të njëjta me nënën pas divorcit, por jo detyrime të barabarta. Sipas ligjit është 150 mijë lekë të vjetra në muaj për fëmijën, por në kohën e sotme janë të pamjaftueshme. Unë kam zgjedhur t’i hap një llogari vajzës sime dhe t’i ketë ato para kur të rritet. Sa përmendet rritje e pensionit, pala tjetër gjen justifikime, duke fshehur të ardhurat, duke treguar se nuk ka mundësi dhe rëndon gjithë situatën.

Ajo që është edhe më e rëndë është se ai fëmijë, duhet të presi pafund që t’i vijë data e gjyqit sepse nuk ka i merr përsipër gjykata çështjet aq shpejt. Dhe një fëmijë që të shkojë të takoj njerëzit e vetë, duhet të presi dhe gjykata për time bijë është shumë e njohur. Prindërit shqiptarë nuk e dinë se çfarë i shkaktojnë këtij fëmije duke hequr dore nga detyrime dhe duke aluduar se reagimi i fëmijës vjen si pasojë e ndikimit të nënës”, tha ajo.

Ndërkohë ish-partneri i aktores ka reaguar lidhur me këtë deklaratë duke u ndalur në dy momente, së pari pengesa për t’i depozituar ish-gruas paratë e përmuajshme në llogarinë bankare dhe së dyti, pamundësia për të takuar të bijën.

Ai thotë se ka gati 3 vite që nuk takon të bijën për shkak të aktores dhe e akuzon se ajo nuk i ka dhënë në kohë llogarinë bankare të së bijës për të bërë depozitimin.

Lexo edhe :  Përflitet për krizë në martesë: Reagon Dafina Zeqiri

“Bën sikur harron besoj se llogarinë ma ke dhënë pas nuk e di sa kërkesash nga ana ime, që të isha ne rregull me shtetin, se ato pagesat që beja unë, kur të mori OPGJ në tel, i the ‘nuk ka paguar gjë’. Dhe justifikimi jot ishte ‘pse ça do thoja unë, qe i ke paguar’?”, shkruan ai në një reagim të gjatë në rrjetet sociale./E.Ç

Të fundit

Rama në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e akordimit të çmimit “Charlemagne” për Ursula...

Parashqevi Simaku: Qëndrimi në rrugë ishte zgjedhja ime, pse të mos rrija jashtë?

Parashqevi Simaku do të japë një intervistë ekskluzive për “Opinion”, ndërsa Blendi Fevziu ka publikuar një fragment, në të cilin këngëtarja shprehet se zgjodhi...

Babai i Ilaria Sulës: Rutina jonë është nga varrezat në shtëpi

Flamur Sula, babai i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula që u vra nga ish-partneri i saj i saj, në një intervistë për mediat italiane ka...

Detajet e rinovimit të Lamine Yamal, talenti spanjoll kërkon të gjuajë penalltitë

Barcelona u kufizua në dhënien e një informacioni më të detajuar në deklaratën që dërgoi në orën 20:21 të mbrëmjes, pasi firmosi zyrtarisht rinovimin...

“Jam shumë i zhgënjyer me të”, Trump i jep dy javë afat Putinit për një plan paqeje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka vendosur një afat dy-javor Vladimir Putinit, për të arritur një armëpushim në Ukrainë në të kundërt do...

Lajme të tjera

Web TV