Një shportë me këngë nga Shëndëlliu i Mallakastrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Sefer Pasha

Shëndëlliu është një nga majat më të larta në Mallakastër. Është i njohur si vend i shënjtë. Shfletova përveç fjalorit themeltar të gjuhës shqipe dhe fjalor të tjerë për të zbuluar etimologjinë e fjalës “Shëndëlli”. Pyeta dhe gjuhtar të osmanishtes. Çdo fjalë e ka një motër thuhet në Mallakastër, por “Shëndëlliu” nuk kishte as motër dhe as vëlla. Në rrënjë fjala “Shëndëlli”, “shën” kuptonte një vend të shënjtë, festë mali, livadh kurbanesh e lëndina ku qethen tufat me dele e desh, çupejkë me vështrim nga dielli kur ai lind e përëndon. Kjo fjalë nënkuptonte gjithashtu se në këtë vend ka gëzim, bekim, bukuri e dritë. Sa shumë që kam vuajtur me fjalën “Shëndëlli”. Edhe pse jam adhurues dhe studjues i gjuhtarit Androkli Kostallarit e “mallkoi” që nuk është marë me këtë fjalë e që rrjedhimisht nuk e ka përfshirë në Fjalor. Aty banorët e Mallakastrës, të Fierit dhe të Beratit ngjiten dhe bëjnë ritet pagane që kohë pas kohe kanë evuluar. I kam të fiksura në kujtesën time lutjet e nënave në fshatin tim në Kremenar, të cilat e kishin në majë të gjuhës shprehjen: -Na ndihmo moj çukë e Shëndëlliut. Ashtu si dikur dhe tani njërëzit si në malin e Tomorrit dhe në Shëndëlli bëjnë kurbane.

Jam ngjitur në majën e Shëndëlliut me poetin dhe këngëtarin Ali Shameti dhe Qerem Xhelaj. Aliu është regjizor i grupit polifonik të Mallakastrës që mban emrin “Shëndëlliu”. Ai është në rradhë të parë këngëtar i këngës labe dhe të mahnit. Edhe pamjen e ka prej shënjti. Në vokalin e zërit të tij ndihen meloditë e biblilave, guhatjet e zogut të borës, klithmat e gjeraqinës së Shpiragut, vajet e nënave në morte, jehona e pushkëve në beteja e drita e Yllit të Mëngjesit kur del në Grykën e Lumarës. Këto cilësi ky virtuoz i këngës labe i kishte manifstuar dhe në një ceremoni festive, e cila qe zhvilluar në qytetin e Ballshit disa ditë më parë nën siglën: – “Festa e ullirit Mallakastër 2024”. Unë u ndodha në Kosovë dhe më mbeti në merak që nuk u ndodha në këtë atmosferë magjike. Miku im Zihni Goxhaj më tregoi se Ali Shameti me zërin e tij i ndolli gjeraqinat e Shëndëlliut dhe ato mbanin iso labe që nga lart. Po të ishe mbase do të shkruaje një libër me vete më molloisi Zihni Goxhaj. Ai ma tregoi gjithashtu dhe filmimet që kishte bërë me shumë pamje. Dëgjohej dhe hingëllima e një kali anës lumit të Gjanicës. Në Ballësh nuk shkëlqeu vetëm koncerti i fëmijëve me regji të Ali Shametit, por çdo fshat përgjatë bulevardit në trapeza të veçanta reklamonin prodhimet e tyre. Nëpër tavolinat e gdhëndura me hashra nga Lisat e Kalenjës të binin në sy varjatetet e ullirit në disa linja, por dhe mjalti, rakia, pekmezi, arrat, bajamet, djathi, lakrorët, vezët, gjelat e detit të gjallë dhe të therur. Nuk mungonin as tufat me kecërr e qingja. Ballshiotët tregëtonin prodhimet e reklamuara nëpër tavolina dhe këndonin: -/Fustanin që ke moj Vitë//Nuk ta kam parë më plaçin sytë//E kam veshur kam ca ditë//Të pëlcasin inatçinjtë//Si të tutë edhe të mitë/.

Ali Shameti kur po ngjiteshim të përpjetës për në Shëndëlli më ndali në një çupejkë mbi fshatin Greshicë. Dhe më foli për luftën e trimave të Greshicës në një betejë të përgjakëshme me osmanët. Greshisjotët i zbrapsën osmanët. Por pati dhe shumë të vrarë si nga Greshica dhe nga fshatart për rreth. Të vrarët ishin shtrirë nën drurët e ullinjëve. Kur burrat e Greshicës, të Hekalit, Aranitasit dhe të Fratarit erdhën dhe e panë gjëmën nuk vunë kujën. Jo. Ata me gunat mbi kokë ja morën këngës: – /O ju gratë nga Greshica//Bëfshi djem nga përdita/. Këtë mesazh përcollën përpara të vrarëve. Gratë e Greshicës të lindnin djem ditë për ditë, që të mbronin vatanin. I pyes shoqëruesit e mi Ali Shametin dhe Qerem Xhelaj se çfarë po përgatisnin me grupin polifonik, i cili mban emrin e majës ku kemi mbrritur. Dhe ata më përgjigjen se kanë në magje një këngë për Rapo Hekalin. Ishte një motiv i ri për një hero të Mallakastrës për të cilin ka këngë e balada pa fund. Me pak fjalë motivi ishte ky: Osmanët pasi e kishin kapur Rrapo Hekalin në fshatin Qesarat të Tepelenës e kishin shpurë në burgun e Manastirit. Por në qelinë e burgut të Manastirit Rrapo Hekali nuk dorëzohej. Prandaj me urdhër të Vezirit të Stambollit atë e mbathën me patkonj. Dhe Rrapo Hekali lëvizte nëpër burgun e Manastirit i mbathur me patkonj. Bënte “shëtitje” dhe këndonte. Ja disa nga vargjet e këngës së re:- /Rrapo Hekalin Veziri//E shpuri nga Manastiri//Në burgun me shtatë kala//Rrapo Hekali u tha://Nuk njoh Vezir dhe as Pasha// As patonjtë dhe as plumbi//Rrapo Hekalin se mundin/.

Ndihem i lumtur që me dy artist jam ngjtur në majën e Shëndëlliut. Këngët më kishin rritur për këtë vis të shënjtë. Ngjietm mbi një shkëmb dhe vështoj tutje e tëhu nëpër Mallakastër. Shoh Hekalin, Bylysin, Greshicën, Usojën, Kalenjën, Aranitasin, Damësin e më tutje Kuta e Çorrushi dhe shumë fshatra të tjerë, që nuk t’i zë syri për shkak të konfiguracjonit gjeografik. Dhe sjell në imagjinatën time një këngë të hershme: – /Janë dy vëllezër//Rrinë larg e larg//Njëri në Tomorr dhe tjetri në Shpirag/. Ndjej një si pickim. Pas krahëve të mi është Shpiragu, ku vazhdojnë kërkimet për naftë me shpresa të venitura. Po troket dështimi. Gjithsesi nuk ndahem nga këngët. Dhe këngët nuk kanë të sosur. Janë këngë të mirfillta për trimërinë. Ali Shameti më tregon një këngë të gjatë, e cila e ka fundin në Aranitas. Kënga bën fjalë për një nënë nga fshati Hekal. Nënën e kishin lajmëruar se i biri qe plagosur në betejë me armiqtë në Qafën e Kashit. Dhe nëna e shqetësuar i hipën mushkës dhe shkon aty ku qe zhvilluar lufta. Kur mbrrin zbret nga mushka dhe fillon të kërkoj. E gjen të birin të lidhur pas një lisi. Dhe aty për aty i thotë të birit: Unë të dija të varë, prandaj erdha. Nuk besoja se do të gjeja të lidhur. Dhe nuk e zgjidhi të birin. E la pas lisit, i hipën mushkës dhe kthehet në shtëpi në Hekal. Hyj në bisedë. Sa shumë që ngjajnë nënat u them miqëve të mi. Dhe u tregoj dy vargje të një këngë që këndohet në bjeshkët e Prizrenit. Nëna e ka dërguar djalin në luftë. Dhe ai kthehet një ditë, por i vetëm. Shokët që të gjithë i qenë vrarë. Dhe nëna si vajtojcë i thotë të birit: – /Pse u ktheve?//Ku i ke shokët?//Unë për ty prefsha flokët/.

Shëndëlliu ka qenë vend peligrinazhi për jetë e mot. Hazis Dule Kremenari ka treguar se në Shëndëlli ka shkuar dhe Shehu i Çorrushit. Gjatë luftës është gdhirë gjithashtu dhe i biri Mehmet Shehu. Në një bisedë me veteranët e Ballshit Mehmet Shehu ka thënë se Dhespua, gruaja e famëshme suljote, nga nëna e saj e kish origjinën nga fara e Shehëve të Çorrushit. Dhe unë ka rrëfyer Mehmet Shehu jam pasardhës i kësaj gruaje me emër. Kur e kam dëgjuar për herë të parë nuk e kam besuar. Por vite më vonë e gjeta të dokumentuar tek libri i Aristidh Kolës me titull: “Arvanitasit”[faqe 258]. Grupi polifonik që mban emrin e këtij vendi të shënjtë këndon një këngë për Mehmet Shehun:- /Nuk harrohet ajo natë Shëndreu//Thanë se u vra Mehmet Shehu//Vrau vetën apo e vranë?//Këtë e di Shëndëlliu në majë të lart/. Ali Shameti dhe Qerem Xhelaj kanë një jetë që gjurmojnë këngët labe. Si grup sakrifikojnë dhe financjarisht. Ditën e inagurimit të Obeliskut kushtuar kapitenit Fatmir Shehut, që u vra në postën e Peshkëpisë më 11 prill 1994 grupi “Shëndëlliu” këndoi në vendin e masakrës: – /Kapitenin Fatmir Shehu//E vrau Athina me të pabesë//Në Bureto lulet me vesë//I thanë era e malit mëngjes për mëngjes/. Në mënyrë të veçantë Ali Shameti që është dhe poet hulumton dhe mban shënim këngët e popullit të Mallakastrës, ku ngjarjet me peshë përcillen me këngë. Në socjalizëm, vite të shkuara, në Patos u vra një vajzë me emrin Sanie. E vrau një maskara, i cili donte të martohej me të me zor. Shteti i diktaturës e pushkaoi vrasësin. Populli i ngriti këngës Sanies. Dhe kënga si valët e Vjosës u përhap fshat më fshat dhe në qytetin e Ballshit. Grupi “Shëndëlliu” po e përpunon këngën: – /Ishte ditë maj//Sanie moj motër të keqen vëllai//Në pusi të vrau ai maskarai//Sanie moj motër të keqen vëllai//Nuk të harron Patosi i mbytur në vaj//Sanie moj motër të keqen vëllai/.Të gjitha këngët e grupit janë të larmishme. Këndohet dhe një këngë e herëshme për një bej, i cili ka dashuruar një vajzë me emrin Shaniko. Kënga thotë://Shaniko e hollë e gjatë//Ç’të dha agai atë natë?//Florinj të mbyllur në zarf/. ……………………Ali Shameti lëviz nëpër lëmin e Shëndëliut dhe sytë i hedh poshtë, ku pas Kalenjës shtrihet qyteti i Ballshit. Ai mediton dhe këndon: – /Mallkuar qofsh kanali i La Manshit//Që ja more djemtë e Ballshit/. Që të tre nuk i lëmë dot këngët që të bien mbi vendin e shënjtë. Meqënse unë kam folur më pak nis dhe u tregoj një ngjarje të cilën ma rrëfeu një inxhinjer elektrik, i cili kishte punuar dhjetë vjet në Uzinën e Përpunimitt të thellë të naftës. Inxhnjeri banonte në Filadelfia dhe kishte ardhur me pushime. Na ndodhi një avari e madhe në uzinë e vazhdoi rrëfimin ish inxhnjeri i uzinës. Ndaloi puna në të gjitha linjat e saj. Skandal. Mbrriti Sigurmi i Shtetit. Do të bëheshin arrestimet. U vu në djeni dhe Enver Hoxha. Unë i kërkova ministrit që ai të na jepte një orë kohë. Dhe si ekip bëm një kontroll të imët për të parë se çfarë ndodhi brenda uzinës. Nje elektricist i vjetër ndoqi telat e tensjonit të lart të cilët shtriheshin në pjesën më fundore të uzinës. Dhe mjeshtri gjeti një mace të karbonizuar në mes të telave të tensjonit. Macja kishte depërtuar nëpërmjet kanaleve të zeza dhe qe ngjitur tek një këmbë hekuri. Aty lëpinte një lëngë të kripur që rrëshqiste nëpërmjet telave të tensjonit dhe e kishte kapur rryma. Kjo krijoj avarinë e paparë dhe uzina ndaloi punën. Ja thamë zbulmin ministrit dhe shpëtuam nga arrestimet. Ne u akuzuam për sabotim. Edhe bota treguan kinezët kishte përvojë në këtë fushë. Macet dhe gjarpërinjtë futeshin nëpërmjet kanaleve të zeza.

Lexo edhe :  Përse të krishterët e festojnë datën e lindjes së Krishtit në 25 dhjetor?

Edhe pse jam në vendin e shënjtë, ku sipas gojdhënave nuk ka grindje për arsye se Shëndëlliu është vend i bekuar unë e hap një debat. Nis të këndoj një këngë të herëshme. Kënga i kushtohet një vajze me emrin Leno. Disa nga vargjet e këngës janë: – /Gërsheti si natë deti//Moj Leno Leno//Nuk ta shpleksa dot i shkreti//Moj Leno Leno// Falma buzën – o//Moj Leno Leno!/ Mos e vazhdo më tutje më thotë Ali Shameti. Kjo këngë është krijuar në bregdetin e Vlorës. Mallakasiotët që punonin si yzmeqar tek bejlerët e Kaninës këngën e Lenos e sollën prej andej. Dhe ai më fletë për këngët e thuruara nga poetët autokton të folklorit të Mallakastrës. Dhe më tutje më tregon historinë e një bejtexhiu nga fshati Ninësh. Emigranti punonte në një fermë të një pronari turk që merrej me rritjen e kuajve. Ninshioti qe djal i pashëm dhe pas tij dashurohet gruaja e pronarit turk. Nuk vonoi dhe pronari turk e mori vesh. Paguan një mjek dhe rritësit të kuajve i bën një injeksjon në organet gjentiale. Ai nuk bëhej më për burrë. Më në fund i skopituri nga Shqipëria kthehet në fshatin e lindjes në Ninësh. Ai nuk u martua kurrë. Meqënse ishte me dramë nisi të krijoj këngë për dashurinë e humbur. Janë të panumërueshme këngët që ka qepur ai. Ato vazhdojnë të këndohet brez pas brezi, jo vetëm në Mallakastër, por dhe në Vlorë, Tepelenë, Berat e Përmet.

Me këngëtarin Qerem Xhelaj jemi të të njëjtit oxhak. I them që të më tregoj një këngë lirike të cilën ta mbaj shënim. Dhe ai nuk përtoi. E kishte në majë të gjuhës. Më tregoj një këngë që e këndonte ati i tij, Bajrami. Dhe unë nisa që ta hedh në fletore. – /Ra një vesë shi dhe zbukuroi dynjanë//Do ta masë me metra e do ta bëj fustan//Erdhën evropjankat dhe na prishën dynjanë//Dy gisht përmbi gju e mbajnë fustan/. Shumë e bukur i përgjigjem. Poeti anonim mallakasiot ka fisksuar një varg brilant: “Dy gisht përmbi gju e mbajnë fustan”. Kurse sot femrat janë zhveshur lakuriq. Ti Sefer je me kohën e Baba Qemos më qorton Ali Shameti. Ke të drejtë i them. Dhe i citova Gorkin, që thoshte se ai “u binte kambanave të botës së vjetër”.

Kureshtja nuk ka të shuar në Shëndëlli. Këngëtari Qerem Xhelaj na ulë në një livadh vjeshte. Ai ka sjell një zog deti të pjekur nga Kremenari si dhe një shishe me raki. I mbushim gotat e drunjta dhe Ali Shameti ja mër sërish një kënge, e cila nuk gjendet lehtë. Nuk është këngë folklorike, as bejte. Është një poezi e mirfilltë:- /Unë i lumi, Lum o Lumi//As u mbyt dhe as humbi//Lum e Lumja, Lume Lena//E zonja sa se mban pena/.

Këngët e Mallakstrës na kanë rritur. E mbaj mend një grua të mëhallës time në Hadaj. Ajo quhej Florie. Ishte nga fshati Buzmadh dhe qe martuar me një kushëririn tonë. Floria ishte shoqe e ngushtë me nënën tme, Dekon. Floria këndonte vetëm një këngë. Por kur këndonte Floria në dasëm që të gjithë krushq e krushka, burra, gra e fëmijë e rrethonin odën dhe mbanin vesh. Kënga bënte fjalë për një bej, i cili qe mbytur në lum. Nëna e beut vraponte anës së valëve dhe u lutej atyre nëpër zall, që të birin që ishte bej i dëgjuar ato t’ja nxirinin në breg të lumit. Aman u thoshte nëna valëve të lumit ma nxirnin në anë se kam djal të vetëm. Kënga e Flories ishte më shumë se një poemë dhe një roman.

Po ngrysej dhe që të tre lëvizëm e hipëm mbi një gur në formën e një sofre. Unë e thyej heshtjen. Tregoj për ato që përfliten për Putinin, i cili mundet të përdor dhe armët bërthamore, jo vetëm kundër Ukrainës, por dhe ndaj të gjithë botës. Nëse do të ndodh u them miqëve të mi fshatrat e Mallakastrës i mbrojnë malet, kodrat, dhe përrenjtë. Po qytetin e Ballshit më pyet me ankth Ali Shameti? Në rast katastrofe atomike qytetarët e Bllashit do të shpërngulen në Shëndëlli i përgjigjem. Vendi i shënjtë që mban mbi 500 mijë njerëz rreth e rrotull i mbron ballshiotët. Pas katastrofës në hartën e Shqipërisë do të shënohet “Qyteti i Shëndëlliut”. Ta lëmë këtë bisedë të trishtuar që na u fut në mes si ato zgavrat e lisave të Kalenjës, ku në dimër fshihen dhe çakenj dhe pa vonuar ja mer një tjetër kënge, e cila nuk ishte e panjohur për mua: – /Tek lajthia nesër mbrëma//O do vish o bëhet gjëma!”

 

Të fundit

FIFA “shpërblen” sportistët në prag festash/ Zbuloni “Më të Mirët” për secilën kategori

Pas ceremonisë kontroverse të Topit të Artë 2024, Çmimet më të mira të FIFA Football 2024, kanë përcaktuar fituesit...

Deklarata e SHBA-së për Berishën/ Basha: Asgjë e re! Po përpiqet të mashtrojë militantët

Lulzim Basha ishte sot i ftuar në ‘Studio Live’ komentoi reagimin e ambasadës amerikane, e cila refuzon çdo bashkëpunim me personat e sanksionuar "non...

Roveshata e Garnachos merr çmimin “Puskas”

Alejandro Garnacho është fituesi i çmimit "Puskas", i cili jepet për golin më të bukur të realizuar në vitin 2023. Sulmuesi argjentinaz i cili aktivizohet...

Anulohet linja e parë e transportit pa shofer në Britani, shkak mungesa e pasagjerëve

Një shërbim transporti me autobusë pa shofer që ishte i pari në botë i këtij lloji, është anuluar sot (17 dhjetor) në Britani prej mungesës...

Meçe demaskon Berishën/ Sorosin në Shqipëri e solle vetë, në 1997 e kishe mik të ngushtë

Analisti Arben Meçe akuzon Berishën se po synon të prodhojë një propagandë kundër SHBA-së. Në një analizë në ‘Studio e hapur’ të gazetarit Arbër...

Lajme të tjera

Web TV