Berisha i trajton anëtarët e PD në Greqi, si dropullitë të mërzitur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Në fakt, nga ajo që ka bërë më parë, në vitet 90, ai na ka futur në konflikt me Greqinë, për Fredi Belerin më 1994, duke e akuzuar shtetin grek se kishte armatosur Belerin për të vrarë dy oficerë shqiptarë.

Nga fjalimi që Berisha u mbajti online disa militantëve të PD në Greqi, krijohet përshtypja se Berisha kishte takim me pjesëtarë të pakicës greke në Shqipëri që jetojnë në Greqi. Kjo jo vetëm nga përmbajtja e fjalimit, por edhe nga tematikat.

E para, ai filloi t’u shpjegonte se marrëveshja e tij me Greqinë për detin ishte në favor edhe të Greqisë dhe të Shqipërisë. Dhe më pas, akuzonte Edi Ramën se e paditi në gjykatë, duke na prishur marrëdhëniet me Greqinë.

Pra, thelbi i shpjegimit të tij ishte fakti që ky nuk na ka prishur me Greqinë, por Edi Rama na ka prishur.

Në fakt, nga ajo që ka bërë më parë, në vitet 90, ai na ka futur në konflikt me Greqinë, për Fredi Belerin më 1994, duke e akuzuar shtetin grek se kishte armatosur Belerin për të vrarë dy oficerë shqiptarë.

Të njëjtin person tani e ka aleatin e tij të vetëm “evropian” në kauzën e tij antieuropiane. Dhe si për ta vërtetuar këtë, në fjalimin e sotëm i kushtoi Belerit një fjalim të rëndësishëm, duke mohuar faktin që ai ka blerë vota, dhe duke akuzuar qeverinë shqiptare se po na rishikon marrëdhëniet me Greqinë për Fredi Belerin.

Edhe kur pritej të shpjegonte historinë dhe të premtonte për të ardhmen, ai krijoi idenë se kishte mbledhur aty disa pjesëtarë të pakicës greke në Shqipëri që jetojnë në Athinë dhe po u tregon se e donte Greqinë më shumë se ata.

Në fakt, shumica e pakicës greke në Shqipëri voton Partinë Socialiste, dhe jo për merita të saj, por për meritat e Fredi Belerit dhe Vangjel Dules, që e kanë njehësuar politikisht pakicën greke në Shqipëri me “Agimin e Artë” në Greqi.

Lexo edhe :  Kodi Rrugor duhet ashpërsuar dhe zbatuar…

Grekët e Shqipërisë janë qytetarët më normalë të këtij vendi, madje dhe më normalë se shumica e shqiptarëve, dhe e dinë vetë se si mund të jetojnë mirë në Shqipëri.

Është kjo arsyeja që liderët që tentojnë t’i përfaqësojnë ata në emër të “Agimit të Artë” nuk fitojnë asnjë votë të tyre, por duhet të hyjnë në listat e PD-së së Berishës, si Beleri ashtu edhe Dule.

Nga ana tjetër, anëtarët e PD në Greqi nuk janë pjesëtarë të “Agimit të Artë” në Greqi. Maksimumi, disa prej tyre mund të kenë simpati për Nea Demokratinë, por kurrë për “Agimin e Artë”, pasi ajo, mes të tjerash, është një parti fashiste anti-emigrant. Vetëm Berisha e di se “Agimi i Artë” dhe Fredi Beleri janë parti ekstremiste.

Dhe mbi të gjitha, anëtarët e PD në Greqi nuk janë shumë të interesuar për sa det i ka falur Berisha Greqisë, dhe sa i mirë është Fredi Beleri, pra nuk do të votojnë për PD në Shqipëri. Qasja e Berishës ndaj tyre ishte sikur të ishte një takim i Vangjel Dules me disa dropullitë të mërzitur në Athinë, ku ai shpjegonte se kishte dëshirë ta ndihmonte Greqinë, por se këta shqiptarët e pengonin.

Kjo tregon shumë për çfarë deformimi psikologjik ka Sali Berisha dhe sa shumë e ka traumatizuar konflikti i tij me Greqinë në vitet ’90, dhe tani mendon se duke i bërë këta me vete do të arrijë të dalë nga izolimi i SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Europës, që e kanë mbyllur në kafaz dhe nuk i thonë dot policisë “je i lirë”./    S,M

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV