Bleona refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën: S’kanë ndenjur në radhë për bukë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bleona Qereti, e cila prej vitesh është shpërngulur në SHBA ku synon suksesin në tregun amerikan, është shprehur se nuk dëshiron të krahasohet me Rita Orën dhe Dua Lipën.

Artistja u shpreh në një intervistë se dy yjet e muzikës i përkasin sistemit amerikan. Bleona Qereti shtoi se rrugëtimi i tyre është i ndryshëm dhe se Dua Lipa e Rita Ora nuk kanë qëndruar në radhë për bukë.

“Dua Lipa dhe Rita Ora i përkasin sistemit amerikan; ato janë teknikisht këngëtare britanike apo amerikane me origjinë shqiptare,” shprehet ajo.

Ndërsa shtoi: “Unë nuk kam arsye të krahasohem me to, sepse rrugëtimi ynë është tërësisht i ndryshëm. Ato nuk kanë ndenjur në radhë për bukë si të gjithë ne në vitet 90- të, nuk kanë pasur karrierë e sukses në Shqipëri dhe pastaj të kenë kaluar në skenën ndërkombëtare. Ato janë formuar atje, ndërsa unë jam rritur dhe kam filluar këtu, në Shqipëri.”

Bleona Qereti sa i përket jetës personale u shpreh se: “Nuk dua të fle me një burrë të pasur, unë jam vetë “burri i pasur” – siç ka thënë dhe CHER.”/E.Ç

Të fundit

Incident i pazakontë në ring, luftëtarin rus e zë korrenti pas fitores! (VIDEO)

Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë...

“A mund të vdes, të lutem?”

Lufta e Izraelit në Gaza nuk ka të bëjë më me zhdukjen e terroristëve. Ajo është shndërruar në një fushatë për vrasje masive të...

Luixhi Pirandelo, revolucionari i identitetit dhe realitetit në letërsinë moderne

28 qershor 1867 Nga Leonard Veizi Çfarë jemi, në të vërtetë? Një trup që lëviz nëpër hapsira të panjohura? Një maskë që vendoset dhe hiqet sipas...

Sa fituan Asllani me shokë nga kalimi i grupit në Botërorin e Klubeve?

Pjesëmarrja në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube nuk është vetëm çështje prestigji, por edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash...

PS në Kongresin Zgjedhor të SPD gjermane, mbështetje për reformat dhe integrimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko, përfaqësuan PS në Kongresin Zgjedhor të Partisë Social...

Lajme të tjera

Web TV