30 Nëntor 1939/ Bashkimi Sovjetik nis Pushtimin e Finlandës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 30 nëntor, forcat sovjetike pushtuan Finlandën me 21 divizione  dhe rreth 450.000 trupa, ndërsa bombarduan kryeqytetin e vendit, Helsinki. Presidenti finlandez J.K. Paasikivi, tha se sulmi sovjetik kishte shkelur 3 traktete të ndryshme të mossulmimit, të nëshkruara mes dy vendeve, si edhe Kartën e Lidhjes së Kombeve, të cilën Bashkimi Sovjetik e kishte nënshkruar që në vitin 1934.

CGE Mannerheim u emërua komandant i përgjithshëm i forcave të mbrojtjes finlandeze. Ndërkohë më 1 dhjetor, Bashkimi Sovjetik formoi një qeveri kukull që synonte të sundonte Finlandën, sapo të mbaronte lufta. E quajtur Republika Demokratike Finlandeze, ajo u drejtua nga O. Ë.Kuusinen. Ndërkohë, qeveria legjtiime finlandeze emeroi Risto Ryti si kryeministrin e ri të vendit dhe Vaino Tanner si Ministër të Jashtëm. Regjimi kukull ishte i pasuksesshëm, dhe u zhduk në heshtje gjatë dimrit të vitit 1940.

Që nga fillimi i luftës, finlandezët e thjeshtë i qëndruan besnikë qeverisë së ligjshme. Uniteti kombëtar finlandez kundër pushtimit sovjetik, u quajt më vonë fryma e Luftës së Dimrit. Në fillim të asaj lufte, Finlanda e e denoncoi sulmin në Lidhjen e Kombeve.

Kjo e fundit e dëboi Bashkimin Sovjetik më 14 dhjetor 1939, dhe i nxiti anëtarët e saj të ndihmonin Finlandën. Pavarësisht disa sukseseve fillestare, rezistenca e paepur e finlandezëve, bëri që brenda pak muajsh Moska të detyrohej të nënshkruante një marrëveshje armëpushimi, dhe më pas të tërhiqej, duke ruajtur vetëm një pjesë të territorit të pushtuar në gadishullin e Karelias, për shkak të pozicionit strategjik që kishte.

Kalendar

30 Nëntor 1872 – Në Glasgou zhvillohet ndershja e parë ndërkombëtare e futbollit midis Skocisë dhe Anglisë.

30 Nëntor 1936 – Në Londër, godina e famshme e panaireve “Cristal Palace”, shkatërrohet thuajse tërësisht nga një zjarr i madh.

Lexo edhe :  Izraeli pengoi hyrjen e ndihmave në Gaza, Shtetet arabe dhe OKB-ja dënojnë veprimin

30 Nëntor 1981 – Në Gjenevë të Zvicrës, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Sovjetik, fillojnë të negociojnë reduktimin e rekatave bërthamore me rreze të ndërmjetme në Evropë.

30 Nëntor 1995 –Koalicioni i drejtuar nga SHBA shpall zyrtarisht fundin e operacionit “Stuhia e Shkretëtirës” në Irak dhe Kuvajt.

30 Nëntor 1995 – Presidenti i SHBA-së, Bill Klinton, viziton Irlandën e Veriut dhe flet në favor të “procesit të paqes” atje, gjatë një tubimi të madh në Belfast City Hall. Ai i quan terroristët e IRA-s “burrat e të djeshmes”.

30 Nëntor 2012 – Një avion i modelit sovjetik “Ilyushin Il-76”, bie mbi një shtëpi pranë aeroportit Maya-Maya gjatë një stuhie, duke vrarë të paktën 32 njerëz.

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV