Mosdeklarimi i pagave/ Tatimet do nisin kontrollin në 7000 biznese me risk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tatimet po bëhen gati për një aksion kontrolli, pasi rreth 7000 biznese janë të vlerësuara me risk për deklarimin e pagave.

Njoftimin e ka bërë sot institucioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke e shpërndarë edhe në rrjetet sociale. Tatimet ftojnë që të gjithë bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre.

“Nëse deklarimi i pagave reale bëhet tani, duke korrigjuar deklaratën në muajin nëntor, subjektet e identifikuara me risk do të përjashtohen nga kontrolli tatimor”, thuhet në deklaratë.

Sipas administratës tatimore, aksioni kundër informalitetit të pagave ka hyrë tashmë në fazën përfundimtare.

Që në javën e tretë të muajit tetor ka qenë Kryeministri Edi Rama që ka njoftuar nisjen e një aksioni kombëtar kundër informalitetit, për të nxitur deklarimin real të pagave të punonjësve. Në fillim të nëntorit vetë administrate tatimore njoftoi se nëntë mijë biznese rritën fondin e pagave me 1.25 miliard lekë, duke reaguar pozitivisht në deklaratat e listëpagesave të tyre. Sipas të dhënave zyrtare në nisje të aksionit.

Administrata Tatimore identifikoi rreth 37 mijë tatimpagues me risk në fushën e informalitetit të pagave. Tashmë 7000 prej tyre do të kalojnë në sitën e kontrollit tatimor.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve:

“Kontrolli do të nisë për 7,000 tatimpagues të identifikuar me risk, të cilët nuk kanë reflektuar as pas njoftimit të dytë të Administratës Tatimore.

Ftojmë bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre! Nëse deklarimi i pagave reale bëhet tani, duke korrigjuar deklaratën në muajin nëntor, subjektet e identifikuara me risk do të përjashtohen nga kontrolli tatimor”./e.t

Të fundit

Arrestohet Erion Veliaj/ SPAK: Akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që...

Përndiqte të miturën/ Arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Një 23-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës. Mësohet se ai ka përndjekur një 14-vjeçare. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime...

Jep dorëheqje presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, njoftoi se po jepte dorëheqje nga ky post. Ky njoftim vjen teksa opozita rumune po bënte një përpjekje për...

Arrestimi i Veliajt/ GJKKO cakton detyrim paraqitje për pesë persona

Masa sigurie për çiftin Veliaj. Agjentët e Byrosë kombëtare të Hetimit kanë shkuar në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pasi ndaj tij...

Kosova: një udhëkryq mes politikës dhe gjeopolitikës

“Politika është loja e së mundshmes, por burrështetasit e vërtetë e kthejnë atë në realitet.” Bismark. Ditë pas sotmes, në Prishtinë do të shpallen fituesit....

Lajme të tjera

Web TV