Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar paraburgim për një 20-vjeçar, pasi që dyshohet se ka tentuar të djeg flamurin shqiptar.
Nga Prokuroria, siç transmetojnë mediat nga Shkupi, kanë thënë se është hapur procedurë ndaj të personit në fjalë për shkelje të nenit 319 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.
“Më datë 12.02.2024, në orët e mbrëmjes, i dyshuari ka tentuar të djegë flamurin kombëtar shqiptar, me ç’rast është vërejtur dhe penguar nga punonjësit e policisë të cilët e kanë ndaluar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Së fundmi, në Maqedoni të Veriut janë shënuar disa incidente me djegie flamujsh: shqiptar dhe maqedonas.
Më 29 nëntor, tetë (8) shqiptarë, shtetas të Maqedonisë së Veriut, ishin arrestuar për shkak të festës të së enjtes për ditën e flamurit, 28 nëntorit, për shkak, siç pretendojnë autoritetet maqedonase, “përdhosjes” së flamurit maqedonas.
Në lidhje me incidentet që u shkaktuan të enjten me flamurin e RMV-së kishte reaguar edhe kryeministri maqedonas, Hristjan Mickoski.
Ai kishte thënë se çdo tentative për destabilizim do t’i përgjigjen ashpër.
“E dënoj ashpër, prapëseprapë paraqet një akt agresioni, diçka që ne paralajmëruam se do të ndodhte, se kjo lloj tentative për eskalim për të krijuar tensione etnike është dhe do të jetë”, pretendoi Mickoski.
“Nëse mendoni se është një rast i izoluar, sipas kreut të ekzekutivit maqedonas, nuk është. Sepse ndërsa drejtësia i afrohet ngadalë kriminelëve, ata do të bëhen më nervozë, më të padurueshëm dhe e vetmja mënyrë për të mbrojtur krimin është kjo”.
Nga ana tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – partia më e madhe shqiptare në RMV – kishte dënuar ashpër ndërhyrjen e paprecedent të policisë maqedonase gjatë festimeve të Ditës së Flamurit Shqiptar, një ditë me rëndësi të jashtëzakonshme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe në mbarë botën./e.t