Rrëzohen me 72 vota amendamentet e Berishës, Shalsi: E humbe shansin Sali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maxhoranca ka rrëzuar amendamentin e kryetarit të PD-së Sali Berisha për vendosjen e minimumit jetik 200 euro për çdo qytetar.

Amendamenti mori 36 vota pro të opozitës dhe 72 kundër të shumicës.

Rrëzimi i amendamentit u paralajmëruar nga kreu i komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi.

“Sali Berisha i kishte të gjitha mundësitë që pas disfatës lapidare të 2013 të tërhiqej nga jeta politike dhe ti hapte rrugën dikujt prej jush që në fakt e bëri për Lulin por siç e bëri ashtu dhe e zhbëri. Unë e di shumë mirë se çfarë mendon për Sali Berishën pjesa më e madhe juaja. Ky i ashtuquajti rikthim është konfirmim i dështimit të tij politik.

E humbe shansin Sali. Ju jeni mjaftueshmërisht të zgjuar se koha e Saliut ka perënduar njëherë e mirë. I kishte Saliu në dorë edhe minimumin jetik, edhe kompensimin e të përndjekurve dhe ish-pronarëve. Ti Sali vazhdon mban peng një grup parlamentar dhe një popull opozitar që ka një nevojë ulëritëse për t’u përfaqësuar”, tha Shalsi.

Amendamentet e rrëzuara

1. Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë

2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve/    S,M

Të fundit

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë futbollisti i njohur (Emri)

Një ngjarje e pazakontë ndodhi të martën në mëngjes. Klubi i ligës së tretë në Zvicër, Granges Pakot, njoftoi...

Jozi i jep fund lidhjes me Loredanën? Ja detaji që po bën xhiron në rrjet!

Jozi është banori i parë në këtë edicion i cili është përjashtuar nga produksioni BBVIP4. Këngëtari u përjashtua për shkak të diskriminimit dhe fyerjes ndaj...

Shqipëria, mes 5 vendeve me uljen më të madhe të lindjeve

“Europa, ku bën pjesë edhe Shqipëria po plaket, me njerëz që jetojnë më gjatë dhe shumë më pak lindje. Është ky alarmi që ngre...

Administrata, drejt punës hibride dhe në distancë!

Pas rritjes së pagave në administratë, qeveria parashikon një tjetër ndërhyrje në këtë aspekt. Hapi i radhës është ndryshimi i ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bënë veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Lajme të tjera

Web TV