“K’cimi i Tropojës” në UNESCO/Rama: Trashëgimi që ishte braktisur nën pluhurin e harresës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“K’cimi i Tropojës” është shpallur zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO. Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama shprehet se gjatë kësaj dekade është bërë shumë për këtë trashëgimi që ishte braktisur nën pluhurin e harresës.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur se “K’cimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO, si edhe me kënaqësinë e progresit të kësaj dekade për shpëtimin, rilindjen e promovimin e vlerave të kësaj trashëgimie deri dje të braktisur nën pluhurin e harresës, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan kryeministri Rama.

Vendimi për t’u bërë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit erdhi pas vlerësimit pozitiv nga Organizmi i Vlerësimit të UNESCO-s, gjatë sesionit të 19-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, në Asuncion, Paraguaj.

“K’cimi i Tropojës”, i njohur edhe si “K’cim Veni”, ka ruajtur vitalitetin e tij ndër shekuj. Ai përfshin elementë të artit performues, traditave, ritualeve dhe ngjarjeve festive. Përgjatë viteve, kjo traditë ka mbetur një simbol i identitetit dhe bashkimit për banorët e Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës./    S,M

Të fundit

Policia gjen 10 gëzhoja, viktima me precedent për tentativë vrasjeje

Burime për Report tv bëjnë me dije se ndaj 30 vjeçarit Kristian Marku është qëlluar me pistoletë. Policia në...

Moti i keq/ Balluku: Rikthehet energjia për 80 % të konsumatorëve të prekur.

Situata e furnizimit me energji elektrike janë përmirësuar në pjesën më të madhe të vendit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se...

Spiropali: Kavaja, organizimi dhe fitorja më e veçante e qarkut Tiranë

Kreu i Kuvendit Elisa Spiropali, e cila është edhe një nga bashkëdrejtueset politike për qarkun Tiranë, ka prezantuar Pandeli Majkon, si deputeti që do...

Gripi godet të miturit! Fëmijët në kopshte e çerdhe me temperaturë deri në 40 gradë

Këto ditë janari fëmijët e vegjël janë më të prekurit nga virozat gripi dhe RSV. Mjekët pediatër thonë se kryesisht janë fëmijë të kopshteve dhe...

Skocia, dhomë për drogën/ Vendi i parë që hap qendrat për konsumin e sigurt të drogës

Qendra e parë në Britani për konsumimin e sigurt të drogës është hapur zyrtarisht në pjesën lindore të qytetit skocez të Gllasgout, ku do...

Lajme të tjera

Web TV