Berisha mendon edhe për Metën: Çështja do shkojë në Hagë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD-së Sali Berisha po merret “seriozisht” me çështjen e Ilir Metës, duke e konsideruar arrestimin e tij si “trajtim çnjerëzor” dhe se çështjen do e dërgojë në Gjykatën e Hagës.

Pasi fitoi lirinë personale, nga “arrest shtëpie, në detyrim paraqitje, Sali Berisha me merret me çështjen e Ilir Metës, duke ngritur si kauz arrestimin dhe burgosjen e tij të cilën e cilëson si politike.

Partia Demokrtaike dhe opozita e ka quajtur trajtim çnjerëzor arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta pranë Kthesës së Kamzës. Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike në dalje publike, gjatë mbledhjes së grupit tha se çështjen e Metës do ta çojnë në Hagë për trajtim çnjerëzor.

Gjatë konferencës për media ai i ka dalë në krah atij, deputetit të dënuar Ervis Salinaji si dhe deputetit të Partisë Demokratike Asallan Dogjani për fshehjen e paurisë. “I tillë është rasti i kryetarit të Partisë së Lirisë. Ne duhet të përgatisim dosjen për në Hagë sepse është torturë çnjerëzore publike. Ne do punojmë me Partinë e Lirisë të dërgojmë dosjen në Komisionin Antitorturë në Këshillin e Europës dhe të ndjekim të gjitha instancat në OKB dhe kudo.

Sepse ekzistojnë komisione antitorturë dhe ajo ishte një torturë publike, ishte një keqtrajtim çnjerëzor publik. Prandaj me juristët më të mirë, ai rast do të paraqitet në të gjitha instancat si një rast i ushtrimit për hakmarrje të torturës publike. Rast i pandodhur ndonjëherë”, tha Berisha. Po ashtu hapat ligjor ndërkombëtar, Partia Demokartike do ti shoh në organet ligjzbatuese përtej Republikes se Shqiperisë. “Nuk ka dyshim që është krejtësisht proces politik.

Por tani është bërë botërisht e njohur që ky institucion dhe drejtësia është një armë politike në duart e diktaturës. E tillë është rasti yt, i tillë dhe shumë i rëndë është rasti ndaj Ervin Salianjit, rast të cilin ne do ta paraqesim në të gjitha instancat ndërkombëtare sepse ai është aty vetëm se guxoi të denoncojë mafien, të kryejë detyrën e tij, misionin e tij si deputet”, tha Berisha.

Lexo edhe :  “Drejtësia vonon por nuk harron”, Salianji letër- përgjigje nga qelia 6

Në mbledhjen e grupit, Berisha dha përgjigje dha edhe për ish-hotel Dajtin për të cilin nga Kuvendi mazhoranca e akuzoi se e shiti për t’i dhënë pensionistëve gjelin e detit. “Edhe njëherë, ju lutem shumë, në të gjitha takimet me zgjedhësit, duhet t’ua bëni të qartë se do jenë alfa e programit tonë.

Ato amendamente do votohen vitin e parë të qeverisjes sonë. Dhe ishte gjë shumë serioze, një përgatitje shumë serioze që u bë. Sigurisht që nuk do i pranonin dhe argumenti ishte se u kishim dhënë pensionistëve paratë e shitjes së Hotel Dajtit, po kjo na nderon. Ua kishim dhënë armiqve. Ia shitëm Bankës, i jam mirënjohës Bankës që e bleu, pavarësisht se ata e arrestuan Fullanin në verbëri, pa asnjë fakt për atë blerje, që ishte e tëra ligjore.

Po kullë aty nuk do ndërtohej. Nuk mund ta merrnin oligarkët atë. E mori Banka, e ka rikonstruktuar, i ka ruajtur origjinalitetin e vet dhe ajo është ndërtesë që trashëgohet, që tregon se Tirana edhe në vitet ‘40 të shekullit të kaluar ka pasur ndërtim të tillë, e nderon”, tha Berisha. Sali Bersha tha se dosjet e krimit elektoral që ka mbyllur SPAK do t’i çojnë në gjykatat e vendit dhe më pas edhe në Strasburg./   S,M

Të fundit

Veliaj:Nuk ka forcë në botë të më ndalojë të bëj fushatë për fitoren e PS-së dhe Ramës

Bashkëdrejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se Partia Socialiste është e vetmja forcë...

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri/ Avokati: Kanë bërë masakra në vendin tonë!

‘Greqia ka bërë masakra në vendin tonë, ndërsa shqiptarët emigruan në Greqi dhe e ndërtuan atë vend’, kështu është shprehur avokati Zaçe Islami. I ftuar mbrëmjen e...

KUPA E SHQIPËRISË/ Mësohen 8 skuadrat çerekfinaliste “made in Superiore”

Kupa e Shqipërisë ka mësuar sot emrat e 8 skuadrave çerekfinaliste të këtij edicioni të cilat mbeten në garë për fitoren e trofeut dhe...

Mijëra palestinezë festojnë pas marrëveshjes së armëpushimit të Gazës

Mijëra palestinezë shpërthyen sot në festime në Rripin e Gazës pasi mësuan se ishte arritur një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit pas më...

Alarmi i OKB: Mbi 500 mijë fëmijë afganë rrezikojnë të vdesin nga kequshqyerja në 2025

Më shumë se 500 000 fëmijë në Afganistan rrezikojnë të vdesin nga kequshqyerja në 2025, paralajmëruan Kombet e Bashkuara. Në një deklaratë, OKB-ja tha...

Lajme të tjera

Web TV