“Më telefonon çdo ditë”, Tedi Blushi tregon si e drejton Meta partinë nga burgu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zbuluar në Debat me Alba Alishanin se ai bisedon çdo ditë me kreun e burgosur të PL, Ilir Meta i cili prej më shumë se një muaji qëndron në paraburgim.

Blushi shprehet se Ilir Meta nuk ka celular, por e merr nga një kabinë telefonike që ndodhet brenda ambienteve të sigurisë.

“Nuk mund të pritet drejtësi nga një strukturë e vendosur në krah të Ramës dhe që garanton siguri për korrupsionin qeveritar. SPAK, kobure në dorën e Ramës për të vrarë opozitarizmin. Nuk është rastësi që dy drejtuesit e opozitës kanë qenë më masa të paligjshme izolimi.

Dhe kjo thjesht në axhendën politike të Edi Ramës. Unë kam komunikim të përditshëm me Ilir Metën dhe për shkak të funksionit, komunikimi është i pashmangshëm. Bisedat janë telefonike dhe nëpërmjet mesazheve të shkruara.

Ky ka qenë qëllimi i izolimit që të mos komunikojë me drejtuesit e partisë dhe anëtarët. Nuk ka aparat celular, merr nga një kabinë telefonike”, tha Blushi./   S,M

Të fundit

Nesër Dita e Verës, Rama: Hapet Tuneli i Murrizit, sa të jem unë s’do ketë pagesë

Sikundër e ka kthyer tashmë në ‘traditë’, kryeministri Edi Rama vijon komunikimin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke...

‘Jam zgjuar i mërzitur se më vjen keq për Gjuzin dhe…’/ Rama ironizon listat e PD-së

Një ditë pas zyrtarizimit të listave për kandidatë për deputet për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama ka ironizuar opozitën, duke thënë se sot...

Tuneli i Murrizit hapet me 14 Mars/ Rama: Më në fund plasi syri i keq

“Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit, i cili më në fund u dorëzua mali dhe tuneli do të dorëzohet nesër për të gjithë...

‘Bufi ushqehet me minj!’/ Rama e la jashtë listës së sigurtë, reagon Pandeli Majko

Një nga figurat më të spikatura të PS, Pandeli Majko, ka zyrtarizuar kandidimin e tij për një tjetër mandat në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti socialist,...

Emrat për 11 Majin dolën, nis “lufta” PS – PD sot në Kuvend

Pak orë pasi depozituan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lajme të tjera

Web TV