SHIFRAT/ Niveli i informalitetit të pagave në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shpalljes së nismës antiinformalitet në tregun e punës, me fokus deklarimin real të pagave, kanë dalë rezultatet e para.

SHIFRAT

Administrata tatimore bën të ditur se kanë reaguar pozitivisht 9 mijë biznese, që kanë deklaruar pagat reale të punonjësve. Si rrjedhim, është rritur me mbi 1.2 miliardë lekë fondi i pagave dhe mbi 819 milionë lekë kontributet e sigurimeve shoqërore. Ndërkohë rezulton se mbi 37 mijë biznese të tjera, të evidentuara me risk nga tatimet, nuk kanë reaguar akoma. Ndaj tyre, do të dërgohet një njoftim i dytë përpara se të nisin kontrollet.

Po ku bëhet më shumë informalitet? Tek cilat paga?

SHIFRAT

Në Shqipëri, informaliteti në tregun e punës është i përqendruar kryesisht tek paga e ulëta. Rreth 33% e totalit të punonjësve në vend ose mbi 217 mijë të punësuar janë me paga nën minimalen ose me paga minimale.

Cilët janë sektorët, e evidentuar më me risk për sa i përket pagave të nëndeklaruara apo të fshehura?

SHIFRAT

Evidentohen kryesisht tregtia; turizmi; ndërtimi dhe bujqësia. Megjithëse vlen të theksohet se informaliteti në tregun e punës gjenden edhe në sektorë të tjerë, ndonëse në përmasa më të reduktuara.

Por cilat janë arsyet që bëhet një evazion kaq i lartë me pagat në Shqipëri?

SHIFRAT

Në fakt janë disa, që nisin me eficencën e ulët të administratës; mjedisin e dobët të biznesit dhe nivelet shumë të larta të varfërisë; mungesën e besimit tek institucionet dhe perceptimin e lartë të korrupsionit; nivelin e lartë të tatimit mbi pagat; si dhe burokracitë e ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit fiskal./e.t

Të fundit

Zgjedhjet në Kosovë, qytetarja “voton” për VV dhe Gjestin (Foto)

Duket se Gjesti ka ‘infektuar’ edhe zgjedhjet në Kosovë. Një vajzë, të paktën kështu duket nga dora me thonj...

Ish-zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja paraqitet në SPAK

Ish-zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja, ka shkuar sot në Prokurorinë e Posaçme. Ish-deputeti i Partisë Socialiste u pa teksa hynte në SPAK mëngjesin...

Shkencëtarët zbulojnë se si do të jenë njerëzit pas 1000 vjetësh

Një studim i ri tregon se si do të duken njerëzit një mijë vjet nga tani. Megjithëse rezultatet fillestare duken mjaft pozitive, pasi njerëzit...

Pas USAID-it Musk kërkon të mbyllen Zëri i Amerikës dhe REL

Miliarderi Elon Musk ka bërë thirrje që të mbyllet Zëri i Amerikës dhe Radio Europa e Lirë. Ai shprehet se pas dy mediave janë persona...

Zgjedhjet në Kosovë dhe distanca me Shqipërinë dhe Perëndimin

Nga Mero Baze Shqipëria qëndroi indiferente dhe u përmbajt nga shprehja e simpative politike për partitë politike që garuan sot në Kosovë në zgjedhjet parlamentare,...

Lajme të tjera

Web TV