Ligji i ri i për hixhabin në Iran shihet si “akt hakmarrës” kundër grave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dënime të gjata me burg, gjoba të rënda dhe ndalime udhëtimi.

Këto janë ndër dënimet, me të cilat përballen gratë që shkelin ligjin e ri të Iranit për hixhabin.

I miratuar më 30 nëntor, Ligji i Hixhabit dhe Dëlirësisë shkaktoi bujë në Republikën Islamike, ku edhe disa klerikë të lartë e kritikuan.

Ligji me 74 nene kërkon gjithashtu nga publiku që t’i denoncojë në polici shkelëset e dyshuara dhe i penalizon bizneset dhe taksistët që refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

“Këtë nuk mund ta quash as ligj”, thotë për Radion Evropa e Lirë Nasrin Sotoudeh, një aktiviste e njohur dhe avokate e të drejtave të njeriut që aktivitetin e saj e zhvillon në Iran.

Ligjet kanë për qëllim t’i mbrojnë qytetarët, por legjislacioni i ri “ua merr sigurinë grave në rrugë”, sipas saj.

Kohëve të fundit, gjithnjë e më shumë gra në Iran refuzonin ta mbanin shaminë e detyrueshme të kokës, që është një shtyllë kryesore e sistemit islamik.

Hixhabi ishte në qendër të protestave të papara që shpërthyen në të gjithë Iranin në vitin 2022.

Ato u shkaktuan nga vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit, një grua e re që u arrestua për shkelje të dyshuar të detyrimit për hixhab.

Gjatë protestave, shumë gra dhe vajza i hoqën dhe dogjën shamitë e kokës.

Autoritetet i shtypën brutalisht protestuesit, duke vrarë qindra dhe duke arrestuar mijëra.

Sotoudeh thotë se shumë iranianë duan që ata që janë përgjegjës për vdekjet, “të dënohen”.

Por, në vend të kësaj, “ligjvënësit miratuan një ligj hakmarrës kundër grave dhe burrave”, sipas saj.

Ajo paralajmëron se kritikët “do të ndërmarrin hapa” nëse ligji nuk shfuqizohet, duke sugjeruar se mund të ketë edhe protesta.

Sotoudeh ishte në burg për vite me radhë, për shkak të aktivizmit të saj dhe adresimit të çështjeve të ndjeshme ligjore, përfshirë rastet e grave të ndaluara për protesta paqësore kundër hixhabit të detyrueshëm.

Lexo edhe :  “Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ligji “i pazbatueshëm”

Kohëve të fundit, autoritetet i rritën masat për mbikëqyrjen e zbatimit të detyrimit për hixhabin.

Ato i rikthyen patrullat nga e ashtuquajtura polici e moralit, të cilat u pezulluan në vazhdën e protestave të vitit 2022.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) krijoi gjithashtu një njësi të re në Teheran për mbikëqyrjen e veshjes së hixhabit. Anëtarët e saj quhen “Ambasadorë të Mirësisë”.

Në nëntor, Selia Qendrore e Teheranit për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit njoftoi për krijimin e një “klinike”, që ofron “trajtim shkencor dhe psikologjik” për gratë që refuzojnë ta ndjekin kodin islamik të veshjes.

Psikologët iranianë reaguan, duke paralajmëruar se njerëzit e shëndetshëm mund të etiketohen si të sëmurë.

Në një deklaratë të përbashkët, të lëshuar më 1 dhjetor, Sotoudeh dhe Sedigheh Vasmaghi, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe dijetare e Islamit, e kritikuan ligjin e ri të hixhabit, duke e cilësuar si “të turpshëm” dhe “mesjetar”.

Legjislacioni i ri u bë aq i diskutueshëm saqë presidenti Masoud Pezeshkian tha në një paraqitje të drejtpërdrejtë televizive më 2 dhjetor se “ai nuk mund të zbatohet lehtë”.

Ai gjithashtu vuri në pikëpyetje dënimet e reja për shkelësit e detyrimit për hixhab.

Edhe disa klerikë të lartë u shprehën kundër ligjit të ri.

“Jo vetëm që pjesë të mëdha të këtij ligji janë të pazbatueshme… por ai e mposht qëllimin e tij dhe do të bëjë që të rinjtë t’i urrejnë mësimet fetare”, shkroi Ayatollah Mostafa Mohaqeq Damad në një letër të hapur drejtuar klerikëve të lartë më 2 dhjetor.

Në një deklaratë të përbashkët më 4 dhjetor, tri shoqata të njohura që përfaqësojnë industrinë e argëtimit, thanë se çdo ligj që “e kthen atdheun në një burg të madh, është i pakuptimtë” dhe u kërkuan autoriteteve që ta shfuqizojnë atë./REL/K.B

Të fundit

Ra aksidentalisht apo u qëllua me armë? Dyshime për tragjedinë ajrore në Kazakistan

Autoritetet në Kazakistan vijojnë me intensitet hetimet për avionin e rrëzuar një ditë më parë, në një tragjedi që...

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë

Në segmentin rrugor të Iballës prej dy ditësh është bërë i vështirë qarkullimi i mjeteve. Erërat e forta dhe bora që janë prezente kanë shkaktuar...

Vjena mban stafetën, kryeson listën e vendeve më të mira për të jetuar

A keni ëndërruar për t’u zhvendosur në një qytet të ri? Epo, është koha për të paketuar valixhet. Kompania EIU, ka renditur qytetet më të...

Bashkëshortja e Bashar al-Assadit diagnostifikohet me leuçemi, e izolojnë nga familja

Bashkëshortja e presidentit të rrëzuar sirian është në gjendje të rëndë shëndetësore, duke qenë se është diagnostikuar me leuçemi dhe për këtë arsye është...

Festat e fundvitit kthejnë emigrantët, fluks në Pikën Kufitare të Kapshticës

Vijon fluksi i lëvizjeve të udhëtarëve në pikën kufitare të Kapshticës. Nga data 20 dhjetor deri sot, kanë hyrë nga Greqia mbi 35 mijë...

Lajme të tjera

Web TV