Kjo është Shqipëria që donte Azem Hajdari? Ja si përgjigjet vajza e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rudina Hajdari, e ftuar në një emision televiziv, theksoi se kjo nuk është Shqipëria që do të donte babai i saj, Azem Hajdari.

“Nuk mendoj që kjo është Shqipëria që ai ka dashur. Në këto 34 vite gjërat kanë ndryshuar, Shqipëria patjetër që është më ndryshe. Ka vite që Shqipëria është zhytur në depresion ekonomik dhe social, ku shikoj braktisje totale të vendit nga të rinjtë, nga pjesa punëtore, që synon vendet e tjera. Mjafton të shikosh shifrat dhe kupton që Shqipëria ka të paktën 10 vite që njerëzit po preferojnë të largohen”, tha Rudina Hajdari.

Sipas saj, “gjendja e tanishme e vendit vjen sepse modeli shoqëror ka rënë dhe ai që i shërbejmë të rinjve sot nuk është i shëndetshëm”.

“Një profesor apo doktor nuk respektohet më siç respektohej më parë. Sot respektohet një gangster, një që pasurohet shpejt apo ka makinë të mirë. Kjo nuk do të thotë që nuk i dimë se ku janë vlerat, por ka ndodhur që idelizmi ka rënë si koncept. Njerëzit kanë shkuar drejt pragmatizmit dhe arsyeja pse ndodh kjo është se politika shqiptare nuk ka dhënë një model të mirë. 34 vite kanë treguar se ata që janë në pushtet nuk e lëshojnë kollaj dhe servilët janë ata që ecin përpara. Ne të rinjve po i themi që ecin përpara duke i qëndruar pranë atyre që kanë pushtetin. Ky është modeli më i gabuar i mundshëm”, shpjegoi Rudina Hajdari. /   S.M

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV