Veliaj, medalje mirënjohjeje për kampionët e boksit/ Krenar për sukseset tuaja!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nderoi me medalje mirënjohjeje dy kampionët e rinj në boks, pjesë e Sport Klub Tiranës: Esmeralda Novruzaj, fituese e medaljes së bronzit në Kampionatin Evropian të Boksit U23, dhe Alban Beqirin, kampion boksi në Ballkan.

Në fjalën e tij, Veliaj i falenderoi sportistët për kontributin e jashtëzakonshëm në ngritjen lart të emrit të Tiranës dhe të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. “Unë e di që ju keni shumë medalje, por do të doja shumë që në atë murin tuaj të medaljeve të bashkohej edhe medalja e mirënjohjes e Bashkisë së Tiranës dhe Sport Klub Tiranës, së pari, sepse ju kemi tanët dhe se po vjen një frymë e re, një frymë shumë e mirë për Sport Klub Tiranën”, tha Veliaj.

Duke e cilësuar Sport Klub Tiranën si një qendër të re të zhvillimit të talenteve, Veliaj u shpreh krenar për sportistët dhe trajnerët, të cilët i kanë dhënë një shtysë më të madhe zhvillimit të sportit.

“Jemi shumë krenarë për arritjet tuaja! Esmeralda, ti ke treguar kurajo dhe forcë, ndërsa Albani ka fituar medalje në një kampionat shumë të vështirë, me kundërshtarë të fortë. Kemi filluar të shohim rezultate të mëdha dhe ky është vetëm fillimi. Medalja e mirënjohjes së qytetit është një mënyrë për t’ju thënë se nuk ju harrojmë, që e dimë se po punoni shumë shumë fort. Sa herë që ngrihet ai flamur, flamuri më i bukur në botë, dhe sa herë që përmendet klubi ynë, sjell një krenari të jashtëzakonshme për vendin tonë, për kombin dhe për qytetin tonë”, tha ai.

 

Kryebashkiaku theksoi rëndësinë e krijimit të mundësive më të mira për trajnime dhe gara ndërkombëtare për sportistët shqiptarë.

 

Lexo edhe :  Rama: Jemi shumë afër anëtarësimit në BE, plani i përbashkët do të realizohet plotësisht

Dy sportistët dhe trajneri i tyre, Seat Bushati, falenderuan kryetarin për mbështetjen, ndërsa premtuan suksese të tjera në të ardhmen. “Dua të falenderoj shumë trajnerin tim, Albanin, gjithashtu edhe kryetarin, për këtë mbështetje dhe për këtë vlerësim. Ka qenë me të vërtetë një emocion shumë i bukur, mezi pres që të sjell medalje të tjera”, tha Novruzaj./e.t

Të fundit

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit ditëve të fundit është nën ndikimin e valës së nxehtë ndërkaq janë regjistruar temperatura mbi 40...

Revolucioni i klonimit, epoka e inxhinierisë gjenetike që nxiti debatin global

5 korrik 1996 - Lindja e deles Dolly Nga Leonard Veizi Më 5 korrik 1996, në një fermë pranë Edinburghut, në Skoci, lindi një qengj...

Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të këtij viti ishin listuar rreth...

“Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan në xhepat e “investitorëve strategjikë”...

Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

9 korrik 1943 Më 9 korrik 1943, Lufta e Dytë Botërore hyri në një fazë vendimtare me zhvillime të mëdha në dy fronte kyçe: Bregdeti...

Lajme të tjera

Web TV