102 vjet nga përurimi i Bibliotekës Kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 10 dhjetor të vitit 1922, u përurua Biblioteka Kombëtare Shqiptare (BKSH).

Institucioni i parë shtetëror, publik e laik në Shqipëri u themelua më 10 korrik 1920. Në kohën e inaugurimit, Biblioteka Kombëtare numëronte 6000 tituj librash. Drejtuesi i parë i bibliotekës ishte gjuhëtari dhe gazetari, Karl Gurakuqi.

Përgjatë periudhës së mbretërisë shqiptare, në vjetët 1928-1937, veprimtaria e bibliotekës spikati nën drejtimin e “babait” të bibliotekonomisë shqiptare, Sotir Kolesë.

Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, e gjeti BKSH-në me një koleksion prej 15.000 vëllimesh. Ndërsa, në fund të vitit 1947, fondi i saj numëronte rreth 100.000 vëllime.

 

 

Në pasurimin e fondit të BKSH-së ndikoi ndjeshëm dekreti “Mbi dërgimin e detyrueshëm të shtypshkrimeve Bibliotekës Kombëtare”, dalë më 31 maj 1948. Sipas tij, BKSH-së i dërgoheshin falas një numër ekzemplarësh të çdo shtypshkrimi të vendit, duke i mundësuar kështu kryerjen e rolit të qendrës arkivore.

Me rënien e regjimit diktatorial, biblioteka nisi të hiqte barrierat në sigurimin e informacionit dhe në shfrytëzimin e disa kategorive të literaturës./e.t

Të fundit

Tragjedia ajrore në SHBA, gjenden kutitë e zeza të avionit të rrëzuar

Janë gjetur kutitë e zeza të avionit që u përplas me një helikopter ushtarak mbrëmjen e së mërkurës në...

Trump konfirmon tarifat 25% për Kanadanë dhe Meksikën, duke filluar nga 1 shkurti!

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa prej 25 për qind për importet nga Meksika dhe Kanadaja, duke përsëritur paralajmërimin...

Kthjellime dhe vranësira të lehta, si do të jenë temperaturat

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm...

Një shkallë emergjence për të shpëtuar jetën

Nga Leonard Veizi Brenda një jave, 200 metra poshtë apartamentit ku jetoj në Tiranë, - diku pranë asaj që njihet si “Komuna e Parisit”, -...

Zgjedhjet/ PS-PD, “të dashuruara” pas votës së emigrantëve

Seanca e djeshme parlamentare është zhvilluar me debate të ashpra mes socialistëve dhe demokratëve për votën e Diasporës. Berisha tha se Rama e kërcënoi...

Lajme të tjera

Web TV