Me sy e vesh nga Venecia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Në një vend të krijuar nga konferenca e ambasadorëve të Fuqive të mëdha, në një vend ku dielli nuk lind pa miratimin e ndonjë komisioni ndërkombëtar, nuk mund t’i zësh besë askujt. Aq më shumë një politikani, deputeti, ministri apo gjyqtari!

Po a mund t’i besosh një mjeku?

Doktori më tha se nga një vakt në tjetrin duhet të kalojnë e pakta pesë orë. “Por,” shtoi me ton serioz, për t’u siguruar, mund të kërkosh një opinion të dytë. (Second opinion). Nuk e kuptova pse ma tha në anglisht këtë, ndoshta po mësugjeronte ndonjë klinike jashtë.

Ke ndonjë adresë ku mund të shkoj? .

Aty ku shkojnë të gjithë, – tha, – te Komisioni Venecias.

Në fillim mendova se po bënte shaka, por jo. Në një vend ku politikanët, deputetët dhe madje edhe gjyqtarët kushtetues nuk marrin dot vendime pa pyetur Venecian, pse duhet të jetë ndryshe për stomakun tim? Në fund të fundit, është një çështje që lidhet me Kushtetutën e Organizmit të Njeriut.

Ndërkohë, po imagjinoj skenën: një anëtar i Komisionit të Venecias, i ulur në një zyrë të mrekullueshme mbi kanalet e famshme, merr një e-mail nga Shqipëria: “Kërkesë urgjente për opinion: A duhen 5 apo 6 orë pushim mes vakteve? A përbën shkelje nëse ha më herët? A është njeriu sovran në marrjen e vendimeve për stomakun e tij?”

Dhe Venecia, me seriozitetin që e karakterizon, thërret një sesion emergjent. Si rregull në dhjetor. Diskutojnë, analizojnë, krahasojnë praktikat ndërkombëtare dhe pas një debati të gjatë, nxjerrin një opinion përfundimtar: “Pesë orë janë standardi minimal, por në raste emergjente, si në kohë fushate, mund të hanë dhe pas katër orëve e gjysmë. Megjithatë, çështja i përket kompetencave jo vetëm të sovranitetit të stomakut, por edhe të aparatit tretës në tërësi. Çdo njeri është sovran për stomakun e tij, me përjashtim të ushqimeve që shkaktojnë shqetësim në stomak”

Lexo edhe :  Sir Kristofer Li, Kalorësi i Errësirës dhe legjenda e ekranit botëror

Tek e fundit kërkesa ime është legjitime se ka të bëjë me shëndetin, ndryshe nga ajo e deputetëve që në vend që të respektojnë ligjet që vetë i kanë miratuar, pyesin Venecian:

– “A mund të vazhdojmë të bëjmë si të na dojë e bardha zemër, apo ka ndonjë kufi edhe për ne?

– Nëse ka kufi për ne a nuk po kthehemi te teoria e “sovranitetit të kufizuar” të Brezhnjevit?

-A duhet të zbatojmë ne vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo t’i diskutojmë si telenovelë në mbledhjet e grupit parlamentar?”

Dhe ç’të thuash për gjyqtarët kushtetues? Janë ata që duhet të zbatojnë Kushtetutën, por çdo vendim e shoqërojnë me pyetjen: “A i pëlqen kjo Venecias?” Nëse përgjigjja është “jo,” atëherë duhet të rivotohet, të diskutohet, të riformulohet. Sepse, opinioni i Venecias ka peshë më të madhe se ai i Kushtetutës!

Nuk është çudi që një ditë të kërkojnë një opinion se kur duhet të nisë zbukurimi i pemës së Vitit të Ri.

Dhe pas opinionit të dytë kush na pengon ne të kërkojmë një opinion, të tretë, të katërt…?!

A ka komision tjetër mbi atë të Venecias?/S,M

Të fundit

Shefi i NATO-s: Jemi të rrezikuar nga Rusia, mbroni qiellin!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Rusia është një kërcënim dhe rrezik real. Rutte u...

Ylli Manjani: Berishës i ka ngelur ora te narkoshteti, na vë pullë në Europë

"PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi", kështu është shprehur avokati Ylli Manjani teksa komentoi rinumërimin e votave për...

Kinse patriotizmi dhe qokat e biletave

BEN ANDONI - Pak para nisjes të ndeshjes të futbollit për eliminatoret e Botërorit të Shqipërisë kundër Serbisë, regjia u mundua të përfshinte në...

Kurti, mallkim për Kosovën. Berisha mallkim vetëm për PD

JAKIN MARENA Shqiptarët në të dy anët e kufirit, të përmbledhur në dy shtete tashmë, po përballen me situatat postzgjedhore respektive. Për hir të së...

“Nuk mendoj për emrin tim, mendoj për Shqipërinë”. Asllani: Që kur ka ardhur Sylvinho…

Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen e radhës ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Kuqezinjtë mbërritën dje në Riga...

Lajme të tjera

Web TV