11 dhjetor 1941/ Lufta e Dytë Botërore: Gjermania dhe Italia i shpallin luftë ShBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia i shpalli luftë Shteteve të Bashkuara në përgjigje të shpalljes së luftës së kësaj të fundit ndaj Perandorisë së Japonisë, pas sulmit në Pearl Harbor katër ditë më parë. Gjermania e Adolf Hitlerit gjithashtu i shpalli luftë SHBA-së në të njëjtën ditë.

SHBA u përgjigj menjëherë duke i shpallur luftë Gjermanisë dhe Italisë, duke i shtyrë kështu Shtetet e Bashkuara në luftimin e dy fronteve kryesore përtej Oqeanit Paqësor dhe Atlantik në Luftën e Dytë Botërore.

Po ashtu në këtë ditë, Polonia i shpalli luftë Perandorisë së Japonisë.

Më 7 dhjetor 1941, 353 avionë të Perandorisë së Japonisë sulmuan bazën detare të SHBA-së në Pearl Harbor dhe shkaktuan shkatërrim në masë të jetës dhe pronës amerikane, duke filluar një luftë midis Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Tre ditë më vonë, diktatori italian, Benito Mussolini, bëri deklaratën e tij nga ballkoni mbi Piazza Venezia në Romë – duke u zotuar se “fuqitë e paktit të çelikut” ishin të vendosur për të fituar.

Pastaj, Adolf Hitleri bëri njoftimin e tij duke thënë se ai ishte përpjekur të shmangte konfliktin e drejtpërdrejtë me SHBA-në, por, sipas Paktit Trepalësh të nënshkruar më 27 shtator 1940, Gjermania ishte e detyruar të bashkohej me Italinë për të mbrojtur aleatin e saj, Japoninë.

Hitleri deklaroi: “Pasi të jetë arritur fitorja, Gjermania, Italia dhe Japonia do të vazhdojnë në bashkëpunimin më të ngushtë me synimin për të vendosur një rend të ri dhe të drejtë”.

Kalendar

11 dhjetor 1843 – U lind në Gjermani mjeku dhe mikrobiologu Robert Koch, i cili u bë i famshëm për hulumtimet e tij mbi tuberkulozin dhe kolerën. Koch u vlerësua me Çmimin Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi në vitin 1905, me motivacionin për zbulimet e tij në lidhje me tuberkulozin.

Lexo edhe :  "Perëndimi të pranojë realitetin në Ukrainë", Rusia nuk lëshon pe

11 dhjetor 1936 – Mbreti Edward VIII i Anglisë u tërhoq nga froni për të vazhduar lidhjen e tij me amerikanen Wallis Simpson. Vetëm 3 muaj përpara këtij vendimi drastik, Edwardi VIII, i cili shënoi një risi në historinë e monarkisë britanike, pati vizituar Turqinë si mysafir i Presidentit Mustafa Kemal Ataturk.

11 dhjetor 1978 – Qytetet e Iranit u bënë skenë e demonstratave masive kundër regjimit të shahut. Gjatë protestave në Isfahan, të cilat u shndërruan në përleshje pas ndërhyrjes së ashpër të forcave të sigurisë, humbën jetën 40 persona.

11 dhjetor 1994 – Ushtria e Rusisë u mobilizua kundër vendimit të njëanshëm të Çeçenisë për shpalljen e pavarësisë. Rusët filluan pushtimin e qyteteve të kësaj republike me mbështetjen e qindra tankeve, por çeçenët i ndalën forcat ruse me luftë guerile. Lufta e Parë Ruso-Çeçene përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kasavjurtit më 30 gusht 1996.

11 dhjetor 1998 – Thai Airways, Airbus A310-200 u rrëzua afër aeroportit Surat Thani Airport dhe la 101 të vdekur.

 

Të fundit

Shkurtohen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për infrastrukturën

Ndryshimet e mes-vitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak ditë më parë nga parlamenti rrisin më tej financimin...

Propozimi i pesëve sheikëve të Hebronit që ka tronditur Lindjen e Mesme

Pesë sheikët e Hebronit propozojnë “Emiratin e Bregut Perëndimor” dhe shprehen të gatshëm ta njohin Izraelin Një deklaratë e pazakontë nga pesë sheikë të fuqishëm...

Gustav Weigand, një guhëtar pionier i Ballkanit

Përgatiti: Leonard Veizi Gustav Weigand është një figurë thelbësore në fushën e gjuhësisë ballkanike. Ai ishte një dijetar i jashtëzakonshëm, puna e të cilit shtrihet...

Pensionet/ Koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave, përfitojnë mbi 40 mijë persona

Në dokumentin që pritet të kalojë shumë shpejt për miratim në qeveri, është miratuar koeficienti i indeksimit të bazës së vlerësuar që është caktuar...

Euro nuk lëviz, paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 8 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.8 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV