Incidentet e tifozëve në sfidën Shqipëri-Çeki, UEFA gjobit FSHF-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata e Futbollit është njohur me vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA për ndeshjen Shqipëri – Çeki, e luajtur më 16 nëntor në stadiumin “Arena Kombëtare”.

FSHF është gjobitur me 27, 750 euro për ndezjen e flakadanëve dhe hedhjen e sendeve në fushë.

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

• Të gjobitet Federata Shqiptare e Futbollit me 2, 750 euro për ndezjen e flakadanëve.

• Të gjobitet Federata Shqiptare e Futbollit me 25, 000 euro për hedhjen e sendeve në fushë.

Vlera totale e gjobës, prej 27, 750 euro duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.

Federata e Futbollit u bën thirrje tifozëve që të vazhdojnë të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive. Njëkohësisht, i fton të tregojnë qytetari dhe respekt përmes sjelljes korrekte ndaj ekipit kundërshtar, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin tonë./ D.C

Të fundit

Si prodhohej municioni dikur? Fabrika e re pritet të jetë gati brenda vitit 2027

Fabrika e municionit në Kosovë pritet të ndërtohet dhe të fillojë prodhimin brenda vitit 2027. Kjo konfirmohet nga Ministria e...

Rama takim me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO, kryeministri nuk kursen batutat

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me stafin ushtarak dhe atë civil shqiptar në zyrat e NATO-s në Bruksel. Teksa vlerësoi kontributin e gjithsecilit,...

“Dush i ftohtë” për qeveritarët skocezë, u ndalohet përdorimi i Whatsapp

Skocia ndërmori vendimin drastik duke ndaluar përdorimin e aplikacioneve të mesazheve virtuale duke përfshirë edhe WhatsApp. Ky kufizim do të jetë për ministrat dhe...

Skadon “Air Albania”/ Stadiumi i Kombëtares shumë shpejt me një emër të ri

Në ditën e sotme, stadiumi i Kombëtares Shqiptare ka pastruar shkrimin "Air Albania", emri me të cilin titullohej arena e skuadrës sonë. Siç shihet nga...

Myrto Uzuni bën “ligjin” me Granadën/ Sulmuesi shqiptar dopietë ndaj Cartagjenës

Myrto Uzuni po vazhdon të impresionojë në fushën e lojës duke prodhuar gola të rëndësishëm për skuadrën e tij Granada. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një...

Lajme të tjera

Web TV