Mediat botërore promovojnë qumështin e gomaricës nga jugu i Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Qumështi i gomarit ka shije dashurie,” thotë fermerja gjirokastrite Fatiko Basha për rrjetin AFP, teksa bashkë me të tjerë në zonë thonë se mezi përballojnë rritjen e kërkesës, si për qumështin e gomarit dhe djathin e tij.

Bashkëshorti i saj Veiz e përshkruan qumështin si flori i bardhë, i cili përdoret si në ushqim dhe në kozmetikë.

Çifti përdorin tashmë qumështin e gomarit për të bërë djathtë, gjizë dhe hirrë, por duhet të blejnë qumësht edhe nga fermerët fqinjë për të përballuar kërkesën.

Legjendat thonë se dhe Kleopatra bënte banjë në qumësht gomari për të garantuar bukurinë dhe rininë e saj.

Por megjithëse dikush thotë se këto janë legjenda, Fatiko insiston se produkti i saj “shëron fëmijët nga i ftohti dhe është një kurë natyrale për problemet e rrugëve respiratore, alergjitë dhe forcon sistemin imunitar”.

Ajo shihet që pastron sisët e një nëne gomaricë dhe e përkëdhel për të tentuar te nxjerrë qumështin, ndërsa këlyshi i saj Xhoia që duhet të merrte qumështin e shikon me habi.

Fermerët thonë se që të marrësh qumesht nga gomarica duhet shumë dashuri, ndërsa cikli i prodhimit të qumështit të nënave nis kur këlyshi i tyre është rreth tre muajsh.

Dyshja Basha thonë se qumështi i gomarit u bë i njohur gjatë sëmundjes Covid, dhe ata vendosën të sillnin gomerët në fermë, dhe më pas të shisnin në Shqipëri, Maqedoni e malin e Zi.

Ata kanë tani 30 gomarica e katër meshkuj që ushqehen në kullotat e rrëzë-maleve të Gjirokstrës.

Nga një gomaricë pritet vetëm gjysmë litër qumësht në ditë por më pas ‘floriri i bardhë’ shitet për 50 deri në 60 euro litri, ndërsa djathi me shume se 1000 euro kilogrami.

Lexo edhe :  SHKK FED invest mban Asamblenë e Përgjithshme Vjetorete XII-të,2025

“Kemi dhe kërkesa për djathë gomari, që është i vështirë për t’u përgatitur”, thotë bija e çiftit Xhiko Basha, e cila përgatit djathë gomari për një restorant vendas në shtëpinë e saj pranë fshatit Lazarat, shkruan mes te tjerash rrjeti AFP./K.B

Të fundit

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Kreshnik Spahiu: Në 5200 qendra votimi, asnjë komisioner i PD s’ka kapur vjedhje

A qëndrojnë pretendimet e PD-së për manipulimin e votës së 11 majit nga mazhoranca apo për ‘trenin bullgar’? Pas humbjes së thellë, kreu i saj...

Bisedime për paqen, Shtëpia e Bardhë konfirmon: Trump i gatshëm për…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është i gatshëm për të udhëtuar drejt Turqisë për të zhvilluar një takim tre palësh...

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se Kuvendi dhe institucionet e Kosovës po mbesin të bllokuara për fajin e Lëvizjes...

Lajme të tjera

Web TV