GJKKO lë në qeli Suel Çelën, rrëzohet kërkesa për ankimim

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Suel Çelën, duke rrëzuar kështu dhe kërkesën e tij për heqjen e masës së siguritë, të caktuar në maj të vitit 2022, pas operacionit “Plumbi i Artë”.

Suel Çela e ankimoi masën “arrest në burg” nga arratia, teksa vetë ishte shpallur në kërkim asokohe, fill pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë.

Ky i fundit, deklaroi para autoriteteve të drejtësisë se ishte Çela që e kishte porositur për të ekzekutuar biznesmenin Lulzim Masha.

Në anën tjetër, Çela përfundoi në kërkim në operacionin e fundit, si kreu i një organizate kriminale që operon në qytetin e Elbasanit.

/E.S