Vrau shokun pasi i ngacmoi gruan/ Majlind Habibi del para gjykatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Majlind Habibi do të dalë këtë të premte para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, pas vrasjes së shokut të tij Branko Shkoza, më 2 dhjetor në Durrës.

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar arrest në burg, ndërsa e akuzon 35 vjeçarin për vrasje me paramendim dhe fshehje të krimit.

Ngjarja ndodhi më 2 dhjetor, teksa Habibi shtyu Shkozën në një kanal të ujërave të zeza, e më pas u largua. Trupi u gjet me 5 dhjetor dhe nuk u konstatuan shenja dhune, por më pas nga ekspertiza, dëshmitë dhe provat e grumbulluara nga grupi hetimor u vërtetua se ngjarja është kriminale.

Habibi deklaroi para policisë arsyet që e çuan drejt këtij akti kriminal, duke u justifikuar me pretendimin se Shkoza, në këtë rast viktima e ngjarjes, i kishte ngacmuar gruan. Ai është përpjekur duke i kërkuar që mos ta bënte këtë veprim, por ka marrë injorimin e tij, me 33 vjeçarin që më pas e ka ofenduar.

/E.S

Të fundit

Një vit burg për racizëm ndaj yllit të Realit! Hera e parë në historinë e Spanjës

Gjykata e Valladolidit mbajti të mërkurën seancën dëgjimore të pesë tifozëve të Real Valladolidit, të cilët, më 30 dhjetor...

GJKKO konfiskon 5 pasuri të Indrit Veizit dhe liron nga sekuestro 4 të tjera!

Gjykata e Posaçme vendos konfiskimin e 5 pasurive të Indrit Veizit dhe 6 familjarëve dhe të afërmve të tij, ndërsa rrëzoi kërkesën e SPAK...

“Ndoshta një ditë…” Presidenti i ardhshëm i SHBA do jetë i biri i Donald Trump?

Donald Trump Junior, djali i madh i presidentit amerikan, nuk e përjashton një kandidim për Shtëpinë e Bardhë në të ardhmen. “Nuk e di,...

Jennifer Lawrence: Të bëhesh nënë është brutale dhe e mrekullueshme në të njëjtën kohë!

Jennifer Lawrence rikthehet në qendër të vëmendjes në Festivalin e Filmit në Kanë me filmin e saj të ri “Die, My Love”, por këtë...

Europiani U17 në Shqipëri, Presidenti i UEFA-s dhe Duka vlerësojnë organizimin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, kanë folur për faqen zyrtare të UEFA-s në lidhje me Kampionatin...

Lajme të tjera

Web TV