Sëmundjet që ju kanosen nëse hani ëmbëlsira çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ëmbëlsirat kanë një efekt ngushëllues dhe plotësues për shumë njerëz që kur janë të stresuar duan të hanë patjetër diçka të ëmbël.

Megjithatë, stresi i përditshëm dhe rrjedhimisht kjo mënyrë e të ngrënit janë të dëmshme për shëndetin.

Ëmbëlsirat kanë një delikatesë prej së cilës nuk mund të heqësh dorë plotësisht, megjithatë ka njerëz që i hanë ato çdo ditë.

Nëse futesh në këtë kategori adhuruesit e ëmbëlsirave, atëherë duhet të mësosh çfarë ndodh në trupin tënd si pasojë e këtij zakoni të ëmbël.

Sëmundjet që ju kanosen nëse hani ëmbëlsira çdo

Së pari do të shtosh peshë. Ëmbëlsirat janë plot e për plot me kalori. Një kek i thjeshtë me djathë mund të ofrojë 830 kalori, të cilat nëse konsumohen çdo ditë me ritme të tilla do të kenë ndikim negativ në peshën tuaj trupore.

Sa më shumë ëmbëlsira të hani, aq më të prirur do të jeni të bëheni obezë. Do të jeni më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Pjesa dërrmuese e ëmbëlsirave është e mbushur me yndyrna të ngopura që bllokojnë arteriet.

Sëmundjet që ju kanosen nëse hani ëmbëlsira çdo

Sipas ekspertëve, vetëm 10% e kalorive ditore duhet të vijë nga yndyrnat e ngopura. Ngrënia e tepruar e këtyre yndyrnave (po, ëmbëlsirat kanë yndyrna) rrit rrezikun e kolesterolit të lartë dhe rrjedhimisht nxit shfaqjen sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

Mbipesha dhe sëmundjet e zemrës janë një binom i rrezikshëm për shëndetin që i hap rrugën problemeve të tjera më të rrezikshme në të ardhmen e afërt dhe të largët.

Sëmundjet që ju kanosen nëse hani ëmbëlsira çdo

Atëherë për të mos e tepruar në sheqrna apo sasisë së yndyrnave atëherë duhet të bëni një ëmbëlsirë më të shëndetshme. Nëse jeni të bindur që dëshironi të hani ëmbëlsira çdo ditë, të paktën sigurohuni që ato të përfshijnë fruta të freskëta.

Lexo edhe :  Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Në këtë mënyrë, ju mund të merrni doza më të larta të vitaminave A dhe C, por edhe antioksidantëve.

Zgjidhni gjithashtu të ëmbla që kanë më pak kalori dhe në racione sa më të vogla, të mjaftueshme për të shuar nepsin./   S,M

Të fundit

Nga Boris Johnson, Daily Mail Epo, ky ishte episodi më i shëmtuar që shkaktoi të vjella në të gjithë historinë...

“Putini nuk do paqe”, Macron: Do të paguajmë një çmim të lartë nesër nëse tregojmë dobësi

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. "Më pyesni nëse besoj se Putini dëshiron paqe. Mendoj se...

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, tymi mbulon zonën

Pjesa e pasme e një servisi automjetesh është përshirë nga flaket disa minuta më parë pranë vendit të quajtur “Kthesa e Patosit”. Në vendngjarje kanë...

Tendencat digjitale në Shqipëri/ Çfarë aplikacionesh po përdoren më shumë?

Prej disa muajsh, në Shqipëri po shfaqet një tendencë e qartë për aplikacionet më të shkarkuara, duke reflektuar edhe preferencat në rritje të shqiptarëve...

Fluks rekord udhëtarësh në Portin e Durrësit gjatë gushtit

Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat më intensive të këtij sezoni veror, me një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh që hyjnë...

Lajme të tjera

Web TV