Shqipëria ka rreth 4 mijë shkencëtarë, dominojnë femrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka rreth 4 mijë individë që punojnë në fushën e kërkimit shkencor, duke kontribuar në konceptimin dhe krijimin e dijeve, produkteve, proceseve dhe sistemeve të reja. Të dhënat janë bërë publike për herë të parë nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Një nga ndryshimet më të dukshme është se tani kërkimi shkencor është gjithnjë e më shumë në duar të femrave. Sipas statistikave, 54,4% e personave që angazhohen në kërkim dhe zhvillim janë femra, një rritje e konsiderueshme krahasuar me vitet e kaluara, kur ky sektor dominonte nga meshkujt.

Në total, 3.748 persona janë të angazhuar në aktivitetin e kërkimit dhe zhvillimit në Shqipëri, me 81,6% të tyre që punojnë në institucione të arsimit të lartë, ndërkohë që ndërmarrjet private dhe OJF-të përbëjnë 9,6% dhe sektori shtetëror 8,8%.

Pjesa më e madhe e personelit që punon në këtë sektor janë kërkues shkencorë, të cilët zënë 55,2% të totalit të angazhuarve. Pas tyre, vijnë profesionistët me 21,6%, personeli teknik me 10,6%, dhe personeli mbështetës me 12,6%.

Një tjetër tendencë pozitive është rritja e numrit të personelit me nivel arsimor të lartë. Pjesa më e madhe e personelit të angazhuar në kërkim dhe zhvillim në sektorin e institucioneve të arsimit të lartë ka titullin “Doktorant”, duke përbërë 51,2% të totalit, një rritje prej 5,2% krahasuar me vitin 2021./   S,M

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV