A do të jetë Meloni ura lidhëse mes Evropës dhe Trump?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa vite më parë, do të ishte e paimagjinueshme që Italia të ishte vendi i një prej qeverive më të qëndrueshme në Evropë.

Qeveritë në Itali priren të zgjasin pak më shumë se një vit përpara se të shemben, duke e bërë vendin dhe politikat të paparashikueshme.

Por një sërë faktorësh, përfshirë krizat e qeverisë në vende relativisht të qëndrueshme si Franca dhe Gjermania, dhe popullariteti në rritje i koalicionit aktual në Itali, i udhëhequr nga kryeministrja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni, e cila është në pushtet që nga viti 2022, e kanë bërë Romën lojtarin kryesor në marrëdhëniet e Evropës me SHBA-të nën presidencën e dytë të Donald Trump.

Gjatë mandatit të tij të fundit, Trump e quajti Evropën “armike” të SHBA-ve. Këtë herë, Meloni ka potencialin ta ndryshojë këtë qasje, pjesërisht falë mikut të tyre të përbashkët Elon Musk.

Musk, Trump dhe Meloni darkuan së bashku në praninë e presidentit francez Emmanuel Macron pas rihapjes zyrtare të Katedrales “Notre Dame” në Paris fundjavën e kaluar, një përvojë që Trump më vonë i tha The New York Post se “ishte pozitive”.

“Kaluam shumë mirë” tha ai, duke shtuar se ai dhe Meloni kishin kaluar “shumë kohë së bashku”.
Duke e përshkruar figurën e Melonit, ku shpesh ka bërë shaka me gjatësinë e saj, Trump e ka cilësuar mjaft të “gjallë e të shkathët”, duke theksuar se “bashkë mund ta ndreqin pak botën”.

Dy liderët, edhe pse të ngjashëm politikisht, nuk janë domosdoshmërisht të lidhur me të gjitha konfliktet më urgjente në botë.

Meloni ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës, pasi është takuar shumë herë me Presidentin Volodymyr Zelensky që nga pushtimi i Rusisë.

Megjithatë, nëse ajo mund të ndikojë në çfarëdo mënyre në atë që mund të bëjë Trump, është e vështirë të parashikohet.

“Përpara se të ketë një qeveri të re në Gjermani dhe me situatën aktuale në Francë, kur Trump të vijë në Shtëpinë e Bardhë, Italia do të ketë një lloj monopoli, si i vetmi vend me një qeveri të qëndrueshme”, tha për CNN Giovanni Orsina, drejtor i departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Luissit në Romë.

Lexo edhe :  Ylli Manjani: A është normale të hyjnë në burg dashnoret dhe eskortat?

“Meloni dhe Musk kanë një marrëdhënie shumë të mirë të vazhdueshme dhe Musk mund të jetë një lloj shoku më i mirë për të dy, për sa kohë që do të zgjasë muaji i mjaltit Trump-Musk”

Musk dhe Meloni krijuan miqësinë e tyre shumë të fortë në verën e vitit 2023 dhe themeluesi i Tesla-s kryesoi konventën politike Vëllezërit e Italisë të Melonit, Atreju, në dhjetor të vitit të kaluar. Ai thuhet se do të bëjë një paraqitje befasuese në të njëjtin konventë këtë fundjavë në Romë, e cila është kryesuar nga presidenti argjentinas Javier Milei, një tjetër nga shokët populist të Trumpit.

Aq e afërt është marrëdhënia e tyre sa Meloni dhe Musk iu desh të reagonin në rrjetet sociale në fillim të këtij viti për të larguar thashethemet për një romancë mes tyre, pasi Musk komplimentoi bukurinë e saj teksa i dha çmimin Global Citizens Aëard në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Neë.

Orsina beson se Musk mund ta bëjë më të lehtë për kryeministrin italian të “ketë kontakt” me Trumpin sa herë që ajo ndjen nevojën për të pasur bisedime.

“Ka shumë mundësi që Meloni të marrë iniciativën dhe të jetë një urë lidhëse midis administratës Trump dhe Evropës”, shprehet Orsina.

Për momentin, Meloni duket se është në anën e Musk-ut, dhe si rezultat, në anën e djathtë të Trumpit.

Orsina shton se Meloni do të jetë një politikane më reaktive sesa proaktive kur bëhet fjalë për qasjen e Trumpit ndaj Evropës./K.B

Të fundit

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar...

Rrëshkitësja “Rosebud” nga “Citizen Kane” shitet në ankand për 11 milionë paund

Një objekt i dhuruar nga një regjisor, i cili e mori gjatë pastrimit të një studioje, bëhet pjesa e dytë më e vlefshme e...

Zoti President, heshtja juaj është më e zhurmshme se çdo fjalim

Nga Fejzo Subashi Zoti President, Në një kohë kur rajoni lëkundet në pasiguri, kur tensionet në Kosovë prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të shqiptarëve, kur liderë botërorë...

Paga 500 euro dhe strehim, skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit. Prej pak javësh, ajo është...

“Shkruaja për gazeta që sot janë mbyllur, siç po mbyllet dhe ‘Panorama’”

Nga Shpëtim Luku Gazetarinë e shkruar e kam dashur me pasion. Para se të bëhesha gazetar profesionist, kisha mbi 180 shkrime të botuara në gazeta...

Lajme të tjera

Web TV