Atentat shqiptarëve në Athinë, një i vdekur dhe një i plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë kanë rënë pre e një atentati të ndodhur mesditën e kësaj të diele në kryeqytetin grek, Athinë.

Mediat fqinje raportojnë se sulmi me armë ka ndodhur jashtë një kafeneje në zonën e Thrakomakedones.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një dyqani që ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotini. Deri më tani bëhet me dije se ka ndërruar jetë një prej tyre, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Newsbomb.gr raporton se viktima ishte pronari i një biznesi në lagjen Peristeri të Athinës. Autorët duket se e kanë ndjekur viktimën e tyre, ndërsa policia po e heton vrasjen e tij si një larje hesapesh.

Sakaq, i plagosuri është dërguar në spital dhe gjendja e tij konsiderohet shumë e rëndë pasi ka plagë plumbash në kokë dhe në bark. Po ashtu raportohet nga mediat greke se i plagosuri kishte mbërritur në Greqi nga Dubai, vetëm pak ditë më parë.

Burime policore për median greke Zougla.gr thonë se kemi të bëjmë me një ekzekutim mafioz. Sipas informacioneve të para, autorët lëviznin me një makinë të llojit “I.X” me ngjyrë të bardhë, që ishte vjedhur mëngjesin e sotëm në lagjen Patisia.

Në zonë ndodhen forca të shumta policie, të cilat po hetojnë ngjarjen./e.t

Të fundit

20-vjeçari shqiptar dhunon dhe kërcënon ish-të fejuarën, godet policët me shkelma

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Lucca, Itali, pasi ka dhunuar dhe kërcënuar ish të fejuarën e tij në...

Zelensky uron Trumpin pas inaugurimit: Nën udhëheqjen tënde, presim një paqe afatgjatë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përgëzuar presidentin e sapo betuar të SHBA-ve, Donald Trump për mandatin e tij të dytë në krye të Shtëpisë...

Nuk ndalen sherret në BBV, Rozana debaton me Valbonën: Ik fut ndonjë treshe në sherr

Dita e sotme ka nisur me sherr mes Rozanës dhe Valbonës, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Teksa këngëtarja po bënte grimin aty...

Berisha nën hetim për ‘21 janarin’, testi për fuqinë e SPAK

Nga Jakin Marena Këtë të martë mbushen plot 14 vite nga ngjarja e përgjakshme e 21 janarit 2011, ku u vranë 4 demonstrues të pafajshëm...

Osmani uron Donald Trump: Kosova është shteti më pro amerikan në botë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar urimet më të përzemërta për Donald Trumpin, pas betimit të tij si Presidenti i 47-të...

Lajme të tjera

Web TV